EShR: mangësi në Kadastër – objekte të paregjistruara, mosdeklarim shpenzimesh dhe shkelje procedurash

    Enti Shtetëror për Revizion ka identifikuar një sërë mangësish në punën financiare të Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme për vitin 2024, përfshirë mosregjistrimin e dy objekteve ndërtimore në librat kontabël, mosdeklarimin e shpenzimeve për restaurim si investime në vazhdim dhe të ardhura të shtyra, si dhe mangësi në procesin e inventarizimit të aseteve dhe burimeve të fondeve. Këto gjetje u konsideruan ndër më kryesoret në raportin e auditimit.

    Sipas raportit të Enti Shtetëror për Revizion, për vitin 2024 është dhënë një opinion i kualifikuar mbi vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare të Agjencisë, ndërsa për përputhshmërinë me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat është dhënë opinion i pakualifikuar.

    Në krahasim me auditimin e vitit 2017, ku ishte dhënë opinion i pafavorshëm për pasqyrat financiare dhe opinion i kualifikuar për përputhshmërinë, vihet re një përmirësim i pjesshëm në menaxhimin financiar. Megjithatë, zbatimi i rekomandimeve të mëhershme mbetet i paplotë. Nga pesë rekomandimet e dhëna në atë kohë, vetëm dy janë zbatuar plotësisht, një pjesërisht, një është ende në proces dhe një nuk është zbatuar fare.

    “Enti Shtetëror për Revizion ka audituar pasqyrat financiare të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme mbi llogarinë bazë të buxhetit për vitin 2024, së bashku me një auditim të përputhshmërisë. Me auditimin për vitin 2024, ne shprehëm opinion të kualifikuar mbi vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe një opinion të pakualifikuar mbi përputhshmërinë me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara. U krye një auditim dhe u lëshua një raport mbi pasqyrat financiare të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme për vitin 2017, për të cilat u shpreh opinion i pafavorshëm mbi vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe një opinion i kualifikuar mbi përputhshmërinë me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara. Rishikimi i zbatimit të rekomandimeve të dhëna në Raportin Përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për vitin 2017 u krye gjatë vitit 2020, kur u përcaktua se nga pesë rekomandimet e dhëna, dy rekomandime ishin zbatuar, një rekomandim ishte zbatuar pjesërisht, një rekomandim ishte në proces zbatimi dhe një rekomandim nuk ishte zbatuar”, thuhet në raport.

    Auditimi gjithashtu evidenton çështje që lidhen me mungesën e një Numri unik identifikues për shoqëritë tregtare të themeluara nga shteti, si dhe rreziqet që vijnë nga procedurat gjyqësore në vazhdim, ku Agjencia paraqitet si palë, të cilat mund të kenë ndikim financiar në të ardhmen.

    Gjatë procesit të auditimit, Agjencia ka pranuar një pjesë të korrigjimeve të propozuara, të cilat kanë ndikuar në rritjen e vlerës së aseteve fikse dhe burimeve të fondeve. Ndërkohë, drejtori i institucionit ka paraqitur komente mbi projekt-raportin, të cilat janë shqyrtuar dhe përfshirë në raportin përfundimtar, bashkë me arsyetimet për situatat e konstatuara dhe masat e ndërmarra për përmirësimin e tyre.

    “Drejtori i Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme paraqiti komente mbi Projekt-Raportin e revizorit shtetëror të Autorizuar, të cilat u shqyrtuan dhe u përfunduan si raport mbi arsyet e situatave të identifikuara, si dhe mbi aktivitetet e ndërmarra për tejkalimin e tyre”, thuhet në raport.

    Me auditimin e kryer, ESHR përcaktoi situatat e mëposhtme:

    • dy objekte ndërtimi për të cilat Agjencia ka fituar të drejtën e përdorimit të përhershëm të regjistruara në kadastrën e pasurive të paluajtshme, nuk janë regjistruar në regjistrat kontabël;
    • shpenzimet për restaurimin e një objekti ndërtimi nuk janë deklaruar në regjistrat kontabël të llogarive për investime në vazhdim dhe të ardhura të shtyra;
    • inventarizimi i aseteve dhe burimeve të fondeve nuk është kryer plotësisht në përputhje me rregulloret ligjore.
    • Për të kapërcyer situatat e përcaktuara, auditimi dha rekomandime me qëllim marrjen e masave dhe aktiviteteve nga personat dhe autoritetet kompetente me qëllim përmirësimin e situatës.

    Në seksionin Parashtrimi i pyetjeve, ESHR nori në pah situatat që lidhen me:

    procedurat gjyqësore në vazhdim në të cilat Agjencia është paditëse ose e paditur, rezultati i të cilave mund të ketë implikime financiare në të ardhmen. Gjatë auditimit, u pranuan korrigjimet e dhëna nga Enti Shteëror i Revizionit, të cilat rritën vlerën e aseteve fikse dhe burimeve të fondeve të Agjencisë.

    caktimin e një Numri unik identifikues vetëm për organet shtetërore dhe personat juridikë të themeluar nga shteti, dhe jo për personat juridikë shoqëri tregtare të themeluara nga shteti, dhe

    Lajmi Paraprak

    Çmimet e karburantit në Gjermani vazhdojnë të bien

    Lajmi i rradhës

    Favorizim kompanish në tenderë, kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Dellçevës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë