Lidhja Shqiptare akuzon Janevskën: po rikthehet politika e viteve ’90 kundër arsimit në gjuhën shqipe

    Lidhja Shqiptare ka reaguar lidhur me vendimet e fundit, siç i cilëson ajo, „kokë më vete“ të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, si dhe deklaratat e saj publike, në të cilat, sipas kësaj partie, vërehet qartë tendenca për ta injoruar parimin e Badenterit dhe për t’i miratuar ligjet për arsimin sipas vullnetit të pushtetit. Sipas Lidhjes Shqiptare, këto veprime dëshmojnë hovin e Qeverisë aktuale kundër arsimit në gjuhën shqipe, përcjell Nistori.

    Në reagimin ndaj ministres Janevska, nga Lidhja Shqiptare thonë se, fillimisht, pa debat publik, pa konsultim me ekspertët dhe autoritetet lokale dhe pa një analizë të mirëfilltë, vetëm me vendim të ministres është ulur numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në të gjitha komunat shqiptare.

    “Pas kësaj, Janevska informoi se ka reduktuar numrin e studentëve që do të pranohen në disa fakultete, me arsyetimin se ka shumë kuadro që nuk punësohen. Ndërkohë, kujtojmë se kjo Qeveri, në praktikë, ka bllokuar punësimin e të rinjve shqiptarë, propozon ligj për përfaqësim të drejtë që eliminon kuotat etnike dhe krimin e vet tani e përdor edhe si alibi për të mbyllur katedra e fakultete. Edhe më skandaloze është deklarata për të sjellë ligjet për arsim të lartë pa Badenter, që në gjuhën e thjeshtë përkthehet ‘pa i pyetur shqiptarët’. Këto veprime nuk çojnë askund tjetër, vetëm se në vitet e 90-ta, kur pushteti njëjtë ndalonte, ndërsa shqiptarët kërkonin shkolla shqipe, fakultetin pedagogjik dhe universitetin në gjuhën amtare, për çka kemi edhe dëshmorë”, thuhet në reagimin e Lidhjes Shqiptare.

    Nga Lidhja Shqiptare kanë shtuar se e gjithë kjo, sipas tyre, po ndodh me aminin, heshtjen dhe vasalitetin e të përzgjedhurve shqiptarë të Mickoskit në Qeveri.

    Lajmi Paraprak

    A dëshiron Zvicra të bëhet edhe më neutrale?

    Lajmi i rradhës

    Marrëveshja e Ohrit dhe sfidat e bashkëjetesës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë