Profesor Kadriu: Ministër, tregoni sinqerisht a ju duket e dinjitetshme rroga në arsim?

    Rritja e rrogave në arsim dhe greva që filloi ditë më parë, ishte tema për të cilën u debatua në ClickPlus në TV21. Profesori i Kërçovës, Arsllan Kadriu i revoltuar nga gjendja në arsim, pyeti ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri që të tregojë sinqerisht se a i duket e dinjitetshme rroga në arsim?

    Shaqiri me përgjigje:

    “Jo aspak. Jo vetëm këtu, e kam thënë disa herë – jam për paga më të larta”.

    Ai ka bërë të ditur se nesër ose pasnesër Qeveria do të dalë me një qëndrim për kërkesën e SAShK-ut që pagat në arsim të rriten për 18.4%.

    Nëse pranohet kërkesa e SAShK-ut që pagat në arsim të rriten për 18.4%, kjo do të rëndonte buxhetin shtetëror për deri në 2 miliardë denarë, ka bërë të ditur ministri Shaqiri.

    “Implikimet financiare në buxhet janë mbi 2 miliardë denarë deri në fund të vitit”, tha Shaqiri.

    Nuk na mjafton rroga, mishi është bërë 10 euro, jemi shndërruar në vegjetarian – ankohet profesori

    Përballë ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ishin nënkryetari i Sindikatës të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Tafa Ameti dhe profesorë nga Tetova, Kërçova dhe Kumanova.

    Duke folur për vështirësitë që hasin gjatë krizës ekonomike, profesori Ferat Nesimi nga gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, tregon se rruga aktuale prej mësimdhënësi nuk ju mjafton as për të shlyer faturën mujore të ngrohjes gjatë dimrit.

    Shton gjithashtu se shtrenjtimi i produkteve ushqimore, siç është mishi, i cili sipas tij ka arritur në 10 euro për kilogram, i ka detyruar që të bëhen edhe vegjetarian.

    “E kuptojmë krizën, por te ne është më e padurueshme. Nuk mund të ekzistojmë. Jemi shndërruar në vegjetarian nga nevoja… 10 euro një kilogram mish dhe ne as që mund ta imagjinojmë atë”, tha Nesimi.

    Lajmi Paraprak

    Zendelovska: Pacientët mund të matin stresin oksidant edhe kur nuk janë të sëmurë

    Lajmi i rradhës

    Kushtet që duhet t’i plotësojnë myslimanët e RMV-së për të shkuar në Haxh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë