Kushtet që duhet t’i plotësojnë myslimanët e RMV-së për të shkuar në Haxh

    Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka treguar kushtet që duhet t’i plotësojnë myslimanët për të shkuar në Haxh. Në Haxh do të mund të shkojnë personat nën 65 vjeç dhe që janë vaksinuar me dy doza dhe testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë gjatë hyrjes në Arabinë Saudite.

    “NJ O F T I M për Haxhin 1443/2022″

    Në bazë të Informatës të Ministrisë së Haxhit dhe Umres të Mbretërisë së Arabisë Saudite, lidhur me Haxhin 1443 H./2022, njoftojmë opinionin e vendit me sa vijon:

    1. Haxhi i këtij viti është për grupmoshën nën 65 vjeç, me kusht që të jenë të vaksinuar (me dy vaksina) kundër Covid-19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

    2. Haxhilerët nga jashtë Mbretërisë së Arabisë Saudite duhet të kenë edhe PCR testin negativ, për virusin Corona (Covid-19), që të mos jetë më i vjetër se (72) orë përpara hyrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Shërbimi për Informim i BFI në RMV”, qëndron në njoftim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Profesor Kadriu: Ministër, tregoni sinqerisht a ju duket e dinjitetshme rroga në arsim?

    Lajmi i rradhës

    Kurti prezanton planin për rritjen e pagës minimale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë