Osmani, Grubi, Mariçiqi dhe Dimitrovi – harxhuesit më të mëdhenj për dreka e bileta avioni

    Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq ka bërë deri tani shpenzimet më të mëdha nga të gjithë ministrat e tjerë të qeverisë, por nëse shikojmë vetëm drekat zyrtare – Bujar Osmani, Artan Grubi dhe Nikolla Dimitrov shpenzuan më shumë se edhe ai, tregon mjeti për shpenzimet zyrtare të funksionarëve të qeverisë. Nga ky mjet digjital, e cila një kohë të gjatë nuk ishte në funksion, mund të shihet se të gjithë funksionarët qeveritarë bashkë në vitin 2021, kanë harxhuar 16.5 milionë denarë për harxhime zyrtare, ose më shumë se 270.000 euro. Kjo është më shumë se në vitin 2020, kur ishin harxhuar rreth 15 milionë denarë. Mariçiq ka harxhuar 816 mijë denarë për 11 muaj në vitin 2021 si ministër i atëhershëm i drejtësisë. Në kurriz të buxhetit, Mariçiq ka harxhuar 213 mijë denarë për udhëtime me aeroplan. Në aeroporte ka shfrytëzuar edhe një sallon VIP për 7500 denarë. Ai ka porositur vakte për 163 mijë denarë në objektet hoteliere private, ndërsa në ato shtetërore, të cilat janë më të lira për zyrtarët, ka raportuar shpenzime prej 92 mijë denarë. Mariçiq ka paguar 69.000 denarë për dreka jashtë vendit. Mirëpo, nëse shikojmë veçmas, vetëm faturat zyrtare në restorantet në vend, Bujar Osmani me 336 mijë, Artan Grubi me 272 mijë dhe Nikola Dimitrov me 185 mijë të shpenzuara deri në dhjetor 2021 janë bindshëm përpara Mariçiqit.

    Naser Nuredini si ministër i mjedisit jetësor ka shpenzuar 873 mijë denarë, shumë më tepër se një vit më parë në të njëjtën pozitë. Ajo që bie në sy për të është se më së shumti nga të gjithë anëtarët e tjerë të Qeverisë ka marrë për mëditje – 55 mijë denarë, ndërsa për akomodim në hotel jashtë vendit i janë nevojitur edhe 311 mijë. Nuk ka shpenzuar pak as në restorante private – 117 mijë denarë.

    Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski ka shpenzuar 757 mijë denarë si zëvendëskryeministër për luftën kundër korrupsionit dhe gjysma e tyre është shpenzuar për manifestime në mensat dhe bufetë shtetërore. Kreshnik Bekteshi me 610 mijë denarë, mund të thuhet se viti 2021 është një nga vitet më modeste të tij si ministër i Ekonomisë. Por vitin e kaluar ai ra në sy sepse shpenzoi 76 mijë denarë në sallonet e VIP-ave nëpër aeroporte. Jeton Shaqiri, tash ministër i Arsimit, si ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka shpenzuar 415 mijë denarë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka shpenzuar 70.000 denarë si zëvendësministër i financave gjatë vitit 2021, për shpenzimet e telefonisë celulare dhe për shërbimet e mensave dhe bufetë shtetërore. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka ngrënë në restorante të jashtme për 272 mijë denarë, gati dy herë më shumë se një vit më parë, ndërsa në vitin 2021 duhet të dihet se mungon muaji i fundit nga evidenca. Shpenzimet e përgjithshme të tij janë 376 mijë denarë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    “Çfarëdo ankese që bën… pacienti del gabim”

    Lajmi i rradhës

    “Të mos teprohet me antibiotikë” | Mjekët bëjnë gabim në trajtimin e infeksioneve virale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë