‘Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë… pika që s’u bie se nga gratë rrojnë’

     Andon Z. Çajupi

    Maletë me gurë,
    fushat me bar shumë,
    aratë me grurë,
    më tutje një lumë.

    Fshati për karshi
    me kish’ e me varre,
    rrotull ca shtëpi
    të vogëla fare.

    Ujëtë të ftohtë,
    era pun’ e madhe,
    bilbili ia thotë,
    gratë si sorrkadhe.

    Burrat nën hie,
    lozin, kuvendojnë,
    pika që s’u bie,
    se nga gratë rrojnë!

    Gratë venë nd’arë,
    dhe në vreshta gratë,
    gruaja korr barë,
    punon dit’ e natë.

    Gratë në të shirë,
    në të vjela gratë,
    ikinë pa gdhirë,
    kthenenë me natë.

    Gruaja për burrë
    digjetë në diell,
    punon es’rri kurrë
    as ditën e diel.

    0 moj shqipëtarkë,
    që vet’ e nget qetë,
    edhe drek’ e darkë
    kthehesh e bën vetë;

    Moj e mjera grua,
    C’e do burrë zinë
    që ftohet në krua
    dhe ti mban shtëpinë!

    Lajmi Paraprak

    Rastet shëndetësore kur mund të rrezikoheni nga tromboza

    Lajmi i rradhës

    Pse Irlanda është kaq e rëndësishme për Joe Biden?

    Lajme tjera

    Populli bardhezi

    Azem Shkreli Është krejtësisht e mundur të jetë i tillë edhe ky cilësim imi. Ani. Nga degë tjetër…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë