UNHRC: Në botë kishte 82 milionë refugjatë më 2020

    Përndjekjet, persekutimet, shkeljave e të drejtave të njeriut ka shpërngulur nga shtëpitë e tyre mbi 80 milionë njerëz në vitin 2020. Kështu thuhet në një raport të fundit të publikuar nga UNHRC.

    Pandemia e Covid-19 vitin e kaluar e uli numrin e azilkërkuesve dhe emigracionin nëpër botë, por krizat vazhduan të shpërngulin miliona njerëz.

    Përpara shënimit të 20 Qershorit, Ditës Botërore të Refugjatëve, Filipo Grandi, shefi i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se 1 për qind e popullatës globale u detyrua të ikin nga vendbanimet për shkak të konflikteve, përndjekjes, dhunës dhe prej shkeljes të të drejtave të njeriut.

    “Pavarësisht pandemisë, që na detyroi të gjithëve të qëndrojmë në shtëpi, të izoluar, tendencat për shpërngulje të detyruar në 2020-ën ishin më të larta sesa në 2019-ën – pati 3 milionë veta më shumë, nga 79 në 82 milionë të shpërngulur në vitin 2020.”

    Më shumë se gjysma e personave vitin e shkuar lëvizën brenda për brenda vendeve parkatëse, ku ata vijojnë të përballen me konflikte, si Jemeni, Siria, rajoni etiopian i Tigreit apo Afganistani.

    Komisioneri Grandi e kritikon qasjen e shteteve europiane të cilat mundohen ta ndalin me forcë fenomenin e lëvizjeve të detyruara.

    Në janar-dhjetor 2020, shpërnguljet më të mëdha u raportuan nga Siria, mbi 6,5 milionë njerëz, ndjekur nga Venezuela, Afganistani, Sudani i Jugut dhe Mianmari, ndërsa Turqia ishte shteti me numrin më të lartë të refugjatëve.

    UNHCR-ja pret rritje të numrit të të ikurve për 2021-in, pasi me lehtësimin e masave kufizuese prej koronavirusit mund të shtohen konfliktet.

    Lajmi Paraprak

    Xhenxhefili dhe lëngjet plot vitamina për organizëm të fortë

    Lajmi i rradhës

    Merret vendimi: Nga 1 shtatori, qytetarët e Teksas do mbajnë armë zjarri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë