Merret vendimi: Nga 1 shtatori, qytetarët e Teksas do mbajnë armë zjarri

    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka nënshkruar një projekt-ligj, që do të lejojë qytetarët, që të mbajnë me vete një pistoletë, edhe pa leje.

    Mediat amerikane shkruajnë se ky ligj do të hyjë në fuqi prej datës 1 shtator 2021.

    Sipas ligjit aktual, banorët duhet të kalojnë trajnimin, të vendosin gjurmët e gishtave, të tregojnë armën dhe të paguajnë një tarifë prej 40 dollarë, që të marrin leje dhe të mbajnë armë zjarri.

    Tashmë, sipas ligjit amerikan në këtë shtet, kushdo që është mbi 21 vjeç, mund të mbajë armë zjarri me vete.

    Lajmi Paraprak

    UNHRC: Në botë kishte 82 milionë refugjatë më 2020

    Lajmi i rradhës

    Kurc: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë në rrugën e eurointegrimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë