Gjuhëtarja Zaçellari: Ka ardhur koha që shqipja të ketë një prestigj europian

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Dega e Gjuhësisë e Institutit Albanologjik, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Wisdom”, organizuan tryezën shkencore “Shqipja – gjuhë europiane”, përcjell Nistori.

    Tryeza u zhvillua në kuadër të projektit EUMLEID- Jean Monnet Module.l.

    Në fjalën e hapjes së tryezës, Naim Berisha, nga Dega e Gjuhësisë në Institutin Albanologjik, u shpreh se: “përveç rëndësisë shkencore në kuptimin e gjerë të fjalës, ky aktivitet është domethënës, sepse na mundëson të takohemi me njëri-tjetrin, të diskutojmë për çështje që janë të interesit të përbashkët, ta ruajmë e ta mbajmë të gjallë bashkëpunimin me të gjitha qendrat albanologjike”.

    Ndërsa Dr. Manjola Zaçellari, profesore e gjuhës shqipe e njëherësh drejtuese e projektit europian Jean Monnet “Shumëgjuhësia, Edukimi gjuhësor dhe Dialogu Ndërkulturor në BE”, u shpreh se “ka ardhur koha që shqipja të ketë një prestigj europian”.

    Ndër të tjera ajo u shpreh se 21 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, na bën të reflektojmë mbi rëndësinë që ka respektimi i të drejtave gjuhësore në tërësi dhe i marrëdhënieve me gjuhët e popullsive të tjera. Në fakt, gjuha, sipas profesores, para se të jetë një e drejtë ligjore‭ ‬është‭ ‬një‭ ‬‬e‭ ‬‬drejtë‭ ‬natyrore.‭ ‬

    Duke cituar prof. Xhevat Lloshin ajo u shpreh se: “Lëvdata më e madhe për shqipen sot: është gjuhë e kulturës europiane”.

    Gjuhëtari Sejdi Gashi, bashkëpunëtor shkencor në IAP, theksoi se standardi i gjuhës shqipe lëngon nga depërtimi i panevojshëm i fjalëve dhe shprehjeve të huaja.

    “Ne mendojmë se po flasim shqip, por në fakt mendojmë shqip e flasim mbi bazën e një strukture sintaksore të gjuhëve të huaja; fqinje, angleze, gjermane e kështu me radhë. Pra, jemi në një gjendje të pakontrolluar të elementëve të huaja që janë bërë pjesë e pandashme të shqipes”- ka thënë ai.

    Ndërkaq, studiuesi Bahtijar Kryeziu, profesor në Universitetin e Gjilanit, gjatë ligjëratës “Emrat bashkëkohorë të shqiptarëve – dëshmi e shqipes europiane”, tha se shumë prindër i emërojnë fëmijët e tyre me emra që bien ndesh me drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin e emrit në gjuhën shqipe.

    Çdo 21 shkurt, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur nga UNESCO-ja në vitin 1999. Qëllimi i kësaj dite është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë. Kjo ditë ka bërë bashke në një tryezë shkencore Kolegjin Universitar Wisdom që po zbaton një projekt europian për shumëgjuhësinë dhe diversitetin kulturor dhe Institutin Albanologjik të Prishtinës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KUFIRI LLOJAN – MIRATOC | Premtimet e politikanëve në çdo fushatë zgjedhore për hapjen e kufirit

    Lajmi i rradhës

    NGA DEPUTETËT PËSOJNË QYTETARËT! Debatit në Parlament nuk i shihet fundi

    Lajme tjera

    “Makiavelizmi”

    “Të gjithë të vlerësojnë për atë që dukesh. Pak e kuptojnë se çfarë jeni”. Shkrimtari, historiani, burrështeti dhe…
    Më tepër

    Kam shumë shpresë

    Naim Frashëri Kam shumë shpresëTe Perëndija.Që të mos jesëKshu Shqipëria,Po të ndritohetTë lulëzohet.  Pa vjen një ditëQë të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë