Veçse një ëndërr

    Dritëro Agolli

    Ja kështu, ti erdhe, ndenje, ike
    Dhe sikur këtu nuk ishe kurrë
    S’erdhe si e dashur, por si mike
    Thjesht si vizitore tek një burrë.

    Për takimin, tjetër ëndërr kisha,
    Tjetër doli, siç u ndodh në botë
    Ëndërrova në kulm të trëndafilta
    Si një verë a trëndafil në gotë.

    Dhe megjithatë them, faleminderit!
    Ti më dhe një fluturim mbi një ëndërr,
    Nëpër portën hapur prej ylberit
    Dhe s’ka gjë se ëndrra ishte zhgjëndërr.

    Lajmi Paraprak

    EKONOMIA GRI EDHE NË DIBËR: Ngecin projektet kapitale

    Lajmi i rradhës

    Serbët në veri me kushte për largimin e barrikadave

    Lajme tjera

    Për ty

    Dritero Agolli Mendoj për ty kur buzët skuq në pasqyrë,kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,kur rri e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë