EKONOMIA GRI EDHE NË DIBËR: Ngecin projektet kapitale

    Pushteti vendor në Dibër edhe pse është maksimalisht i angazhuar në lidhje me kursimin e rrymës elektrike dhe kursimin në shumë sfera në të cilët ai funksionon, përsëri janë prezent probleme në funksionimin e tij. Rritja e çmimit të faturave për rrymë elektrike, sigurimin e karburanteve etj, kërkon një angazhim më të madh në grumbullimin të taksave. Mes tyre edhe në respektimin nga ana e kompanive që janë prezent në komunë në dhënien të llogarive fiskale. Në këtë drejtim patjetër duhet një aktivitet ligjor më i madh i shërbimeve të inspektoratit meqë mbushja e buxhetit të komunës varet edhe nga grumbullimi i taksave.

    Gjatë këtij viti komuna Dibër deri tani ka kursyer 27 për qind të rrymës elektrike që ka të bëj me ndriçimin publik si dhe me ndriçimin dhe përdorimin e rrymës elektrike për ngrohje të objektit të komunës Dibër. Ky është një kursim shumë domethënës në përputhje me obligimet që kanë komunat me vendimin qeveritar. Komuna Dibër poashtu ka realizuar edhe shumë kursime të tjera gjatë këtij viti por kriza ekonomike globale që është prezent edhe në vendin ton drejtpërdrejt ka ndikuar në fuqinë financiare të pushtetit vendor në Dibër.

    Prandaj, siç u tha në debatin publik për buxhetin të vitit të ardhshëm jo vetëm në seancë të Këshillit, por edhe nga përfaqësues të shoqatave qytetare, institucioneve lokale etj, kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në pamundësimin e realizimit të projekteve kapitale.

    Në seancë të Këshillit të Komunës Dibër nga një pjesë e këshilltarëve është theksuar problemi i mos dhënies të llogarive fiskale nga pjesa dërmuese e subjekteve tregtare dhe shërbyese në Dibër. Siç u tha, kjo ndikon në uljen e përfitimit nga taksat edhe në komunë. Në Dibër afro 20 për qind të subjekteve afariste japin llogari fiskale, por pjesa më e madhe jo. Kjo dëmton të ardhurat e pushtetit vendor dhe normalisht edhe në grumbullimin e mjeteve për realizimin e projekteve sidomos ato kapitale. Gjatë vitit 2022 ka një ulje drastike edhe të investimeve në sferën e ndërtimtarisë me çka komuna Dibër ka grumbulluar më pak mjetet në sferën e komunaleve. Kryetari i Dibrës Hekuran Duka ka deklaruar se në një krizë të këtillë është krejt normale të paguhen në fillim pagat mujore të të punësuarve kurse në një krizë globale projektet kapitale duhet të presin.

    Anëtarja e këshillit të komunës Dibër Etlira Disha thotë se inspektorët duhet të jenë më vigjilent atje ku nuk respektohet ligji sidomos ku nuk jepen llogaritë fiskale.

    Këshilltari i opozitës, Shkëlqim Xhafa nga ASH, thekson se të gjithë janë koshient se funksionojnë në krizë, por drejtoi kritika në adresë të pushtetit vendor që udhëhiqet nga BDI në lidhje me angazhimin e dobët për të grumbulluar mjetet me projekte ndërkufitare që i mundëson Unioni Evropian. Sipas tij komuna Dibër nuk ka realizuar projekte ndërkufitare me Shqipërinë nga të cilët mund të përfitonte mjetet domethënëse por njëkohësisht të zgjidhte edhe disa probleme komunale. Debatet publike në të cilët morën pjesë të gjithë të interesuarit treguan se gjatë vitit të ardhshëm nuk mund të priten projekte kapitale sidomos deri në muajin qershor.

    Siç prezantuan përfaqësuesit të pushtetit vendor pas muajit të gjashtë të vitit 2023 pritet një angazhim më i madh i Qeverisë për përkrahje të komunave për realizimin e projekteve të cilët kanë mbetur pa u realizuar. Dibra sidomos pret realizimin të plotë të projektit për furnizim stabil me ujë, rekonstruksionin e sistemit për vaditje dhe asfaltimin të shumë rrugëve në qytet të cilët janë në gjendje të rëndë dhe nuk janë sanuar mbi katër dekada. /koha/

    Lajmi Paraprak

    12 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri në 11 muaj

    Lajmi i rradhës

    Veçse një ëndërr

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë