Zemërimi jonë

     Lasgush Poradeci

    Si të t’a them të shkretën vojtje që ndjej në zemër ças-përças,
    Atë durim të padurura të zemërimeve pa gas.
    Tashi zë çel një vrer në buzë, tashi zë ndrin një vaj në sy,
    Edhe të dhemb më keq se mua, edhe më dhemb më keq se ty.

    Kjo këng’ e fellë e heshtjes s’ate, vështrim’i derdhur gjithë përdhe,
    Stolitë e hireve të tua ndaj shkon me turp si nuse e re,
    Dhe kaqë mijë dashurira, kaq dhëmbshuri që s’thuhet dot,
    M’a mbushin plot të mjerën zemër, vetëm me gas, vetëm me lot.

    E pata pyetur vetëveten, me t’j-u përgjigjur vetvetiu-
    Pse kaqë zi ti motra ime, pse kaqë vrerë unë i ziu:
    Nuk paske qënë vrer e zi, po qënke vetëm dashuri,
    Qënke një dritë fshehtësije plot bukuri! plot bukuri!

    Dhe më pëlqen ah zemërimi ndaj vjen e shkon e qesh e qaj’
    Ndaj ri mendohem duke pyetur: a mos ke faj? a mos kam faj?
    Dhe ja! m’a fal çfardo mërije! dhe ja! t’a fal çfardo mëri!
    Dhe më mbush prapë plot me dritë, plot me të ëmblën dashuri.

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet që duhet të shmangni që të mos helmoheni gjatë verës

    Lajmi i rradhës

    Abazoviq thotë se nuk do të japë dorëheqje

    Lajme tjera

    PALLTOJA

    Bardhyl Zaimi Sa?, e pyeti ajo, duke e kthyer sëprapthi tiganin e shpërlarë, por të nxirë nga flaka…
    Më tepër

    “Mos fajëso askënd”

    Pablo Neruda Mos fajëso kurrë askënd,për asgjë, sepse, thellë-thellë, ke bërëme jetën tënde krejt çka ke dashur. Pranoje vështirësinë e të përmirësuarit të vetesdhe…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë