LLOGARI

    Poezi nga: Czeslaw Milosz
    Përktheu nga anglishtja (bazuar në përkthimin nga polonishtja në anglisht nga Czeslaw Milosz dhe Robert Pinsky): Agron Shala

    Historia e marrëzisë sime do të mbushte vëllime të tëra.

    Disa do t’i kushtoheshin veprimit kundër ndërgjegjes,
    Si fluturimi i një fluture nate që, edhe po ta dinte,
    Prapëseprapë do të turrej drejt flakës së qiririt.

    Të tjerë do të merreshin me mënyrat e fashitjes së ankthit,
    Pëshpërimën e vogël që, edhe pse është paralajmërim, shpërfillet.

    Veçmas do të merresha me kënaqësinë dhe krenarinë,
    Kohën kur isha mes ithtarëve të tyre
    Që parakalonin me krekosje fitimtare, pa pikën e dyshimit.

    Por të gjithë do të kishin një temë, dëshirën,
    Sikur të ishte vetëm e imja – por jo aspak; mjerisht,
    U shtyva sepse doja të isha si të tjerët.
    Kisha frikë nga ajo që ishte e egër dhe e pahijshme brenda meje.

    Historia e marrëzisë sime nuk do të shkruhet.
    Së pari është vonë. Dhe e vërteta është e mundimshme. Telegrafi

    Lajmi Paraprak

    OBM: klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë

    Lajmi i rradhës

    Sindikata e Kulturës: punonjësit në teatrin e Gostivarit përballen me kërcënime dhe presione

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë