OPEN AIR CINEMA/CINE MOBILE – KINEMAJA SHËTITËSE

    Ideja kryesore e këtij projekti është që nëpërmjet kinemasë shëtitëse të krijojmë vetëdijen për repertoar të kinemasë në qytete ku nuk ka kinema, në Tetovë si dhe komuna për rreth, siç janë: Komuna e Tearcës, Komuna e Zhelinës, Vratnicës, Bogovinjës, Tetovës dhe Gostivarit. Në këto vende nuk funksionon kinemaja si rezultat i mungesës së infrastrukturës.

    Këtë vit faza e realizimit ka qenë në periudhën nga 20 maj e deri më 26 qershor 2022, kryesisht puntoritë janë zhvilluar në shkollën e mesme “Gjimnazi 7 Marsi”, ndërsa proeksionet në parkun e qytetit të Tetovës si dhe n Komunën e Tearcës, Zhelinës, Vratnicës, Bogovinjës, Tetovës si dhe në Çegran të Gostivarit. Qëllimi i Kinemasë shëtitëse është inicimi dhe zhvillimi i jetës kulturore në strukturat e nivelit lokal si dhe bashkëpunimin në nivel qendror dhe ndërkombëtar. Tiff Oda koordinon dhe përshtat aktivitetet kulturore në rajon dhe ka për qëllim arritjen e mesazhit artistik dhe detyrave në zhvillimin cilësor, si ndërtimin e identitetit kulturor. Tiff Oda inicon zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe ngritjen e vetëdijes për të drejtat e tyre, që ju takojnë me ligj. Nisma për përdorimin e mënyrave të reja, gjegjësisht promovimin e vlerave kulturore.

    Rezultatet: 1. Aftësimi dhe promovimi i studentëve të rinj nga fusha e teatrit, kinematografisë, muzikës, etj; 2. Ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe publikut të gjërë për fëmijët me nevoja të veçanta; 3. Promovimi i kulturave të ndryshme; 4. Promovimi i vlerave vendase; 5. Promovimi i vlerave filmike/teatrale. Aktivitetet kryesore: Punëtori në fushën muzikës: Teuta Halimi; Punëtori në fushën e teatrit: Sabedin Selmani; Punëtori në fushën e filmit – Berat Asani. “Projeksionimi i filmave për fëmijë dhe moshave madhore me tema të caktuara, si dhe retrospektivë të filmave të realizuar nga produksioni ODA “Regulla Arti” dhe “Romeo and Juliet”.

    Me shpresë se aktivitetet tona nga viti në vit, kryesisht do të zgjerohen në pjesën veriperëndimore si në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë dhe Strugë”, thonë nga OAC. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Besimi: Me rishikimin e buxhetit përkrahim rritjen e pensioneve, pagave dhe masat e reja antikrizë

    Lajmi i rradhës

    Trotuaret dhe rrugët në Shkup janë dëmtuar nga rrënjët e pemëve të pa mirëmbajtura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë