21-vjeçarja e arrestuar në Greqi është vajza e një politikani nga RMV-ja

    Tre shtetas të RMV-së, mes tyre edhe një 21-vjecare, të mërkurën ishin arrestuar në ishullin grek Mikonos, nën akuzë për tregti me drogë.

    Policia greke ka njoftuar se pas hetimeve është shkatëruar një “bërthamë e shtetasve të huaj që në mënyrë sistematike kanë bërë tregti të jashtëligjshme me drogë në Mikonos”, kurse janë konfiskuar 437 tableta ekstazi, 219 gram kokain, 270 gram metamfetamin dhe 155 gram kanabis.

    Mediat greke njoftojnë se 21 vjecarja e arrestuar, për të cilën thuhet se është influencere me shumë ndjekës nëpër rrjetet sociale, është e bija e një politikani nga Maqedonia e Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Të hënën koordinim në Parlament për propozimin francez, do të dihet se kur do të jetë seanca plenare

    Lajmi i rradhës

    Derisa Gjykatat janë të varura nga buxheti i Qeverisë, ato nuk mund të jenë të pavarura dhe të drejta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë