Të hënën koordinim në Parlament për propozimin francez, do të dihet se kur do të jetë seanca plenare

    Të hënën mund të dihet se kur do të debatohet në Kuvendin e Maqedonisë për propozimin francez. Në koordinimin e rregullt të së hënës në Kuvend, duhet të diskutohet se kur mund të mbahet seanca plenare për informimin për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

    E paqartë është prania e koordinatorit të grupit parlamentar të opozitës VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, i cili kërkoi që të dhënat t’i kthehen qeverisë për shkak se nuk i ka dokumentet kryesore. Lidhur me propozimin francez, dje dolën me qëndrim edhe Komisioni Evropian edhe ShBA.

    Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se për seancën në rendin e ditës të së cilës do të caktohen informatat do të diskutohet në koordinimin të hënën, ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, si përfaqësues i qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    MPJ bullgare – pakënaqësi për kornizën

    Lajmi i rradhës

    21-vjeçarja e arrestuar në Greqi është vajza e një politikani nga RMV-ja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë