27-at

    Foto: Emir H.

    Ai që këndonte shyqyr që ia qëlloi datës njëherë, se ngatërrohet vend e pavend i shkreti. Bën lapsus linguae, lapsus çalami, lapsus memoriale, sa i ziu është i tëri një lapsus! Gjithsesi, kjo është një tjetër shenjë simptomatike e BDI-së. Njësoj si ajo që bërtet “UÇK-UÇK-UÇK” me stemën e flamurit maqedonas në xhaketë, ashtu edhe si kjo e Selës – tani janë prova të sigurta që kjo parti nuk është në buzë të greminës…jo, kjo parti është në rënie tashmë!

    Arben Taravari

    Tashmë ka disa ditë që është bërë lajm bashkëpunimi i Aleancës me VMRO-në, ashtu si është bërë lajm edhe tronditja e thellë që ka marrë BDI-ja nga kjo punë. E shkreta BDI është në fazat e Ankthit të Madh, e ka humbur toruan dhe vërtitet njësoj si kali i plakur që ka rrëzuar të zotin…

    BDI-ja është partia me më shumë skandale në historinë politike të këtij shteti. Manovrat e saj për të qenë në pushtet i ngjajnë një telenovela spanjolle. Sidomos një nga figurinat e saj, që gëzon dhe manierat e një katalonjasi “par excellence”, që kur ecën duke sikur do thotë Oleeee, njësoj si toreadorët e famshëm, por aty për aty të duket se do të marrë kitarën dhe do të derdh zërin e tij për t’i bërë serenata bukurive të Shkupit 2014, sidomos ky është ai që ka rënë në agoninë dhe përçartjen më të thellë. Aq shumë shenja klinike po paraqet sa më ka shqetësuar si mjek. Në gjirin e BDI-së duket se kjo sitje që e kishte kohën të ndodhte, duket se po nxjerr në pah që në fakt tmerri i kësaj partie qenkan disa emra të përveçëm me disturbime psikike. Unë, për shkak të profesionit e di në vet të parë se çfarë është të merresh me të sëmurë mendor. Dritëro Agolli, poet i madh shqiptar, do të thoshte me penën e tij se (citoj): NË VENDIN TIM, NË VENDIN TËND, NJË I ÇMENDUR, NJË VEND E ÇMEND!

    Kështu dhe puna e BDI-së. Tani që po braktiset nga kushdo, nga populli dhe nga vet anëtarët e saj, është shndërruar në një arkë me mollë të kalbura!

    Dikush tjetër, me sens humori pak më të lartë, ka filluar e sheh dalldisjen e BDI-së si një revistë humoristike. Dhe në fakt, sikur mos të ishin dëmet dramatike që ka shkaktuar në popull, edhe unë do të qeshja me bëmat e saj…

    Si mund të rrish serioz e mos t’ia plasësh gazit, ku p.sh sheh BDI-në të dalë dhe të bëjë si e prekur dhe e ofenduar se ne, domethënë ASH-ja, po bashkëpunon me VMRO-në! Me partinë maqedonase që BDI-ja ka ndenjur më gjatë në marrëdhënie pushteti! Madje ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë në kohën që kjo parti drejtohej nga Gruevski! Tani BDI-ja e ndodhur në ajrin e gjelbër të sikletit lëshon disa deklarata që më shumë ngjajnë me rubrikat “Mos e Beso Po Deshe”…Ka zënë shtratin e lëngon për ASH-në! Asnjë Fëmijë nuk do ta kuptonte merakun e papritur të BDI-së për kryetarin e partisë tonë Ziadin Selën. Askush nuk ka harruar, por sa për rifreskim, Ziadin Sela në 27 prill të 2017-ës. Në këtë ditë e datë, z.Sela u sulmua barbarisht nga disa ultra-nacionalistë të cilët vinin nga radhët e grupit qeveritar Ahmeti-Grueski. Ishte vetëm Sela që shkoi në prag të vdekjes. Disa nga funksionarët më të lartë të partisë së BDI-së nuk ndodheshin në sallë, gjë që ende sot është një mister i madh. Zaevi që në atë botë ishte krah Selës dhe kishte marrë flamurin e ndryshimeve, i acaruar dhe i prekur premtoi Drejtësi! Por sapo u pagëzua kryeministër i vendit me faturën e shtrenjtë si ishte bashkëpunimi me BDI-në, heshti e harroi se çfarë kishte ndodhur e çfarë kishte thënë…një heshtje edhe më e madhe, edhe më e rëndë ishte ajo e BDI-së, e cila për hir të kombësisë e të prejardhjes së përbashkët duhej të ishte këmbëngulëse për drejtësi ndaj z.Sela. Dihet që asgjë e tillë nuk ndodhi. BDI-ja ishte shumë e zënë duke menduar tregtinë e atyre pak tokave që ju kishin mbetur pa zhvatur nga pronat e shtetit, dhe Sela ishte thjesht një gojë që duhej mbyllur. Atë që duhet ta bënte BDI-ja, filloi ta bënte vet VMRO-ja. Riformoi veten dhe u distancua nga çdo lidhje e vjetër që e bashkonte me epokën e fashizmit që e lidhte me Ahmetin apo Grueskin.

    Për çudi të ndonjë të huaji, e aspak për habinë tonë sepse tashmë e dimë që BDI-ja është viktimë e ankthit të saj, na dalin tani dhe na bëjnë elegji vajtuese për Ziadin Selën…që të ishte për BDI-në nuk ma nxë goja ta them, por jam i bindur që për ta do të ishte një ditë e shkëlqyer ajo ku të merrnin vesh se z.Sela është tërhequr. Kjo dihet nga çdokush! Mirëpo këta të BDI-së e kanë faqen e regjur, as ju zverdhet e jo më t’ju skuqet, ndaj dalin e thonë: O Ziadin! Jemi ne që të lamë të vdisje! Kemi ndryshuar dhe jemi penduar! Tani të duam fort! Duam të të mbrojmë!

    Është njësoj sikur ai që tê hap varrin të të thotë: kujdes se mos vritesh… Dhe më e bukura është që duan ta mbrojnë nga vetja e tij. Nisën dhe këngët lirike me një tel: oh 27!!!!

    Ai që këndonte shyqyr që ia qëlloi datës njëherë, se ngatërrohet vend e pavend i shkreti. Bën lapsus linguae, lapsus çalami, lapsus memoriale, sa i ziu është i tëri një lapsus! Gjithsesi, kjo është një tjetër shenjë simptomatike e BDI-së. Njësoj si ajo që bërtet “UÇK-UÇK-UÇK” me stemën e flamurit maqedonas në xhaketë, ashtu edhe si kjo e Selës – tani janë prova të sigurta që kjo parti nuk është në buzë të greminës…jo, kjo parti është në rënie tashmë!/Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Simovski: Rezultatet nga regjistrimi, brenda katër muajve

    Lajmi i rradhës

    Rritet papunësiа si shkak i pandemisë dhe krizës ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë