45% e grave në Maqedoni përballen me dhunë, ‘SOS’ funksionon me vështirësi  

    45% e grave në Maqedoni përjetojnë dhunë në bazë gjinore, në një formë ose tjetër. Më të shpeshta janë rastet e dhunës fizike dhe psikologjike, por nuk përjashtohet as dhuna verbale e emocionale, ekonomike. Kështu tregon hulumtimi i fundit i Ministrisë së Punës Sociale në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë dhe UNFPA-në.

    “Për fat të keq, edhe tani ende numër shumë i madh i grave dhe vajzave janë drejtpërdrejt të ekspozuara në forma të ndryshme të dhunës. Nuk do të heshtim, por sikur deri tani bashkërisht do të vazhdojmë t’i sfidojmë barrierat dhe jo rrallë stereotipat të cilat i ndihmojnë që dhuna të ekzistojnë në çdo shoqëri”, deklaroi Elizabeta Gjeorgjievska Pendarovska, Zonja e parë.

    Nga ministria e Punës Sociale thanë se ky fenomen negativ në shoqërinë tonë pritet të zbutet përmes zgjidhjeve ligjore.

    “Ministria e Punës Sociale përgatit aktet nënligjore të cilat kanë të bëjnë me masat urgjente dhe të përkohshme si dhe më aktet nën ligjore përmes të cilave do të sigurohet qasje gjithëpërfshirëse, përgjegjësi multi disiplinore si dhe sistem për ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve, mbledhja e të dhënave në mënyrë të integruar si dhe ri integrimi i viktimave të dhunës në bazë të standardeve ndërkombëtare”, tha Jovana Trençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

    Në Maqedoni ekzistojnë tre linja telefonike SOS për të ndihmuar gratë që janë viktimë e dhunës familjare. ( 02 -15-700), (141-700), (15-315) . edhe pse ato funksionojnë në mënyrë të rregullt duke ofruar ndihmë dhe këshilla 24/7, rezultatet e projektit kanë treguar se me vite të tëra shërbimet e linjave telefonike punojnë në kushte të rënda dhe me ndihmë të kufizuar institucionale dhe financiare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Brengë e qytetarëve në RMV mbetet çmimi i peletit

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i rasteve të alivanosjeve të qytetarëve si pasojë e të nxehtit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë