Brengë e qytetarëve në RMV mbetet çmimi i peletit

    Përderisa moti përvëlues ka përfshirë vendin, një gajle e madhe po ashtu ka kapluar disa shoqata se si do të ngrohen gjatë dimrit. Përderisa pushteti propozoi tre projektligje me flamur evropian në Kuvend, njoftimi për rritje të TVSH-së nga 5 në 18% filloi të shkaktojë dhimbje koke tek qytetarët që ngrohen me pelete gjatë dimrit, pasi çmimi i ri i kësaj lënde djegëse, sipas përllogaritjeve, do të jetë më i lartë për të paktën 100 euro në tre ton, në krahasim me Vitin e kaluar të sezonit të ngrohjes. Nëse një familje mesatare shpenzon në vit 3 tonë pelet për ngrohje, që do të kushtonte gjithsej rreth 60.000 denarë, tani e tutje e njëjta familje do të duhet të ndajë rreth 66.000 denarë për të njëjtën sasi të lëndës djegëse.

    Vlladimir Stojanovski thotë se arsyeja e Ministrisë së Financave, është qesharake se qytetarët duhet të detyrohen të investojnë në burime të tjera të rinovueshme të energjisë që nuk ndotin mjedisin jetësor.

    “Bëhet fjalë për lëndë djegëse të rinovueshme ekologjike, e cila është e pranuar nga Asociacioni Evropian për biomasë nga të gjitha vendet e BE-së, ku subvencionohet ngrohja me peleti kështu që nuk ka bazë siç dëgjojmë disa deklarata se nuk është ekologjike dhe kërkojnë mënyrë që të ngritët TVSH për të stimuluar mënyra të tjera për ngrohje. Për shembull ngrohja me rrymë si alternativë e dimë që duhet të digjet qymyr, mazut dhe naftë për ta prodhuar energjinë elektrike”, tha Vladimir Stojanovski, Shoqata e importuesve të peletit.

    Ndonëse Qeveria synon që me procedurë të shkurtuar të miratojë reformat fiskale, shoqatat importuese dhe prodhuese të peletit kërkojnë nga partitë opozitare që të ndërhyjnë me amendamente në plotësimin e ligjit të TVSH-së, ngaqë thonë se kjo e drejtë iu mohua të dëgjohet gjatë hartimit të projektligjit. Nga VMRO DPMNE thonë se pushtetarët duhet të ulin shpenzimet para se tu shtojnë taksat qytetarëve.

    “Qeveria fillimisht e rriti tatimin e vlerës së shtuar për rrymën nga 10 në 18%. Një metër kub i drurit për djegie është 5,000 denarë dhe më këto rritje të fundit do të rëndoj buxhetin familjarë të shtetasve tanë. Qëllimi është të financohen aktivitetet kriminale të koalicionit qeverisës, ne konkretisht vlerësojmë se duhet të ketë një konsolidim fiskal i buxhetit, duke shkurtuar nga shpenzimet e tyre dhe jo të shtojnë tatime shtesë për ata që janë lojal dhe mbushin buxhetin”, u shpreh Bojan Stojanovski, Deputet i VMRO DPMNE-së.

    Sipas të dhënave në Maqedoni janë rreth 50.000 amvisëri që kanë dëgjuar këshillat e qeverisë dhe kanë blerë soba me pelet para disa vitesh, dhe fakti se në vend ka 60.000 amvisëri përdorin ngrohje qendrore.

    Për reformën tatimore, me flamur evropian javës që shkoi edhe dy propozim ligje të tjera arritën në Kuvend. Projektligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatimin mbi fitimin dhe Projektligjit për tatimin e Solidaritetit, përmes të cilit shteti pritet të vjelë rreth 90 milionë € nga 200 kompani që gjatë vitit kaluar të krizës përfituan 30% më shumë se tri vitet paraprake të cilat njëkohësisht kjo përqindje kalon 10 milion €. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Digjet edhe një makinë e gardianëve të Idrizovës, MPB-ja nuk e konfirmon incidentin

    Lajmi i rradhës

    45% e grave në Maqedoni përballen me dhunë, ‘SOS’ funksionon me vështirësi  

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë