Rritet numri i rasteve të alivanosjeve të qytetarëve si pasojë e të nxehtit

    Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e thirrjeve dhe intervenimeve të Ndihmës së Shpejtë në Shkup. Është rritur numri i rasteve të alivanosjeve të qytetarëve si pasojë e të nxehtit, ndërkaq alarmante ka qenë dhe numri i aksidenteve rrugore me motorë, trotinete dhe biçikleta, të cilat besohet se kanë ardhur si pasojë e ekspozimit të drejtpërdrejte në diell.

    “Shënojmë një rritje të numrit të aksidenteve rrugore, veçanërisht me motorë dhe trotinete. Vetë moti i nxehtë sjellë nervozë dhe djersitje. Të gjitha veturat nuk janë me kondicionerë, ndonjë ka vetëm ventilim, ndërsa ndonjë veturë vetëm me dritaret hapur ajroset. Në veturë temperaturat mund të jenë shumë të larta, 40 gradë celsius. Kalimi nga shumë nxehte në ambiente shumë të freskëta të anashkalohet, apo nga vend shumë i nxehtë në vende ende më të nxehta. Në veturë kur të hyni d.m.th. fillimisht ajo duhet të hapet dhe të ajroset përpara se të vozisni pasi nëse jashtë temperature është 40 gradë, brenda në veturë mund të jetë 60-70 gradë celsius”, deklaroi Milica Bubalo, Ndihma e Shpejtë – Shkup.

    Numri më i madh i thirrjeve në Ndihmën e Shpejtë mbetet nga të sëmurët kronikë të cilët mbeten kategoria më e ndjeshme sa i përket ndryshimeve drastike të motit, dhe ndikimit në shëndet.

    “Gjatë periudhës së verës të sëmurët kronikë paraqiten shumë shpesh në numrat tanë. Vetë ndryshimet e motit, koha e nxehtë ua përkeqëson gjendjen shëndetësore dhe ne iu bëjmë apel të kenë kujdes, të marrin terapinë në kohë, të kontrollohen rregullisht tek mjeku amë për çfarëdo lloj ndryshimi që do ndjejnë në shëndet”, tha Milica Bubalo, Ndihma e Shpejtë – Shkup.

    Pos të sëmurëve kronikë, mjekët rekomandojnë që kujdes të veçantë tu kushtohet dhe fëmijëve të vegjël pasi ekspozimi i drejtpërdrejt në diell mund të shkaktojnë alergji apo i rritim të lëkurës, e që mund të jetë shkak për pasoja edhe më të rënda shëndetësore. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    45% e grave në Maqedoni përballen me dhunë, ‘SOS’ funksionon me vështirësi  

    Lajmi i rradhës

    Rrihen në një bastore të Çairit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë