A do të mbetet RMV pjesë e “Open Balkan”?

    Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov i pyetur nëse Maqedonia do të mbetët pjesë e kësaj nisme, pas zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë me dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, u shpreh i prerë se Republika e Maqedonisë së Veriut, do të mbetet pjesë e “Open Balkan”, sepse sipas tij kjo është e rëndësishme për vetë Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe rajonit.

    “Qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë të ecin përpara dhe kjo nënkupton edhe bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë. Vullneti i qytetarëve është i tillë, që kushdo që do të vij në detyrë, duhet të ecë përpara, integrimi i vendit dhe bashkëpunimi më i mirë me fqinjët tanë. Nuk shoh rrezik për vendin time, e rëndësishme është që vendi imë të mbetet pjesë e kësaj nisme, është e rëndësishme edhe për rajonin”, tha Dimitrov. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Arifi: Udhëheqja e Tetovës nuk ishte sfidë e lehtë (Video)

    Lajmi i rradhës

    A ishte Tetova pazar politik ndërmjet Lëvizjes Besa dhe BDI-së? Përgjigjet Teuta Arifi (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë