Arifi: Udhëheqja e Tetovës nuk ishte sfidë e lehtë (Video)

    Sot në komunën e Tetovës, Teuta Arifi e dorëzoi mandatin e saj tetë vjecar kryetarit të ardhshëm Bilall Kasami, njofton Nistori.

    “Kryetarit të zgjedhur tanimë i dëshiroj sukses në punën e tij, ashtu që të bëhen punë sa më të mira për qytetin tonë dhe për qytetarët. Dëshiroj që të shfrytëzoj rastin që të falemenderohem të gjithë qytetarëve për përkrahjen e deritanishme, të gjithë administratës për punën e bërë deri më tani, juve përfaqësues të mediave për mbulimin e punës deri tani, si dhe të gjithë familjarëve të mi të cilët më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe që asnjëherë nuk ka qenë e lehtë. Udhëheqja e një qyteti është një sfidë jo e lehtë, një sfidë me shumë vështirësi por në të cilën besoj dhe mendoj se me vullnet dhe përkrahje mund të bëhet” deklaroi Arifi.

    Nistori: Zonja Arifi, ju në një paraqitje mediatike keni thënë se në zyrat e Ali Ahmetit ka pasur përpjekje që gara në Tetovë të jetë cak i ndonjë pazari politik ndërmjet BDI-së dhe Lëvizjes Besa. Tani, si qëndron, kryetari i ardhshëm e ka marrë mandatin nga ndonjë pazar politik apo është mandat i fituar nga populli?

    Arifi: Do të më lejoni që gjatë ditës së sotme nuk do t’i lejojë vetes që të bëj debat politik, të gjithë debatin politik e kam bërë dhe të gjithë atë që kam pasur ta them e kam thënë gjatë fushatës. Populli ka vendos, qytetarët kanë vendos dhe ky është vendimi i qytetarëve, prandaj edhe dëshiroj që kushdo që ta bë këtë punë, në këtë rast kryetari i zgjedhur, ta bëj atë me sukses, me nder me respekt ndaj qytetit të qytetarëve, pergjigjet Arifi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A na pret një vit i vështirë energjetik?

    Lajmi i rradhës

    A do të mbetet RMV pjesë e “Open Balkan”?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë