A do të shpallet fatkeqësi elementare për prodhimet bujqësore në RMV?

    Shirat e dendura dhe temperaturat e larta janë shkaku i dëmtimit deri në 100 për qind të shumicës së kulturave bujqësore (të kultivuara jashtë). Në këtë kontekst, Rrjeti Kombëtar i Fermerëve kërkon që autoritetet dhe shteti të shpallin fatkeqësi elementare.

    Bujqit paralajmërojnë se sivjet do të kemi reduktim të prodhimit të rrushit si dhe cilësia e orizit, grurit dhe mollës do të jetë e dobët.

    “Përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm me breshër shkaktuan dëme dhe sëmundje katastrofike në bimë. Menjëherë pas kësaj patëm temperatura jashtëzakonisht të larta, të cilat i vështirësuan edhe më shumë kushtet e prodhimit. Tani jemi dëshmitarë të dëmeve serioze, në disa kultura janë shënuar nga 50 deri në 100 për qind. Fermerët janë në një situatë të ndjeshme. Ata, fjalë për fjalë, as nuk mund ta kalojnë sezonin “, tha Gorgi Karakashev, kryetar i Rrjetit Kombëtar të Bujqve.

    Bujqit e kësaj shoqate, përveç shpalljes së fatkeqësisë elementare, Qeverisë i kanë dorëzuar edhe një listë prej tetë kërkesash, të cilat nëse realizohen do të përmirësojnë ndjeshëm gjendjen në bujqësinë e Maqedonisë. Ata kërkojnë harmonizimin e çmimeve, si dhe përjashtimin nga pagesa e tarifës së ujit për këtë vit, çmimet e prodhimit për të gjitha kulturat dhe orizi të bëhet kulturë strategjike.

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e dytë të këtij viti, shitja e produkteve bujqësore është 3.254.746 denarë dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është ulur për 3.4 për qind. Rënie e ndjeshme është vërejtur te produktet e qumështit me 76.7 për qind. /koha/

    Lajmi Paraprak

    A do të frenojë Europa në Ballkan?

    Lajmi i rradhës

    23 mijë ukrainasë dhe 8 mijë rusë vizituan Shqipërinë këtë vit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë