A ishte skenar i organizuar dhe i parapërgatitur incidenti te sheshi “Skënderbeu”?!

    Oliver Spasovski / Fotografia: AIM

    Në edicionin e parë të Click21 ministri i brendshëm Oliver Spasovski foli për incidentin te Sheshi Skënderbeu ku pati edhe të shtëna armësh. Spasovski tha se gjithçka është e qartë në atë ngjarje, pasi ka video të cilat mund të shihen.

    “Për incidentin te “Mavrovasja”, personi që ka gjuajtur me armë është ndaluar dhe menjëherë është paraqitur para prokurorit publik dhe gjykatësit kompetent për procedurë paraprake. I është caktuar masa e paraburgimit prej 8 ditësh. Pas kësaj kemi arrestuar 3 persona, një person tjetër ka pasur armë, duket në video, por nuk e ka përdorur dhe dy persona të tjerë të cilët po ashtu kanë prishur rendin dhe qetësinë publike”tha Spasovski.

    Por a ka gjasa që ky incident të ketë qenë i organizuar dhe i parapërgatitur?

    “Të përgjigjem me kundërpyetje, a mendoni se dikush do të organizojë ndonjë incident me dy partnerë të koalicionit? Pra personi që ka qëlluar në ajër është anëtar ose në lidhje të ngushtë koalicioni me kryetarin e partisë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët. Nuk dua të politizoj absolutisht, por nga ana tjetër që opozita të akuzojë qeverinë se ka bërë një ngjarje me njerëzit e saj, kjo është e pamundur”, tha Spasovski.

    Spasovski gjithashtu tha se protestat kundër propozimit francez janë identike me ato të 27 prillit të vitit 2017, andaj bëri thirrje te liderët politik që kur të bëjnë ftesë për protesta të jenë përgjegjës, sidomos në gjuhën e urrejtjes.

    “Liderët politik dhe subjektet politike duhet të përmbushin detyrën e tyre, të dinë përgjegjësinë e tyre. Tensionimi i situatës në vend nuk na sjell mirë, ju kujtohet 2017-ta, për disa ditë rresht, ndoshta një muaj, kishim tubime publike, thirrje para Kuvendit, udhëzimet e njerëzve etj. Për gjuhën e urrejtjes dhe në fund na ndodhi më 27 prill – pushtim i Kuvendit”.

    Spasovski shtoi se jeta e liderit të VMRO-DPMNË-së Hristijan Mickoksit nuk është e rrezikuar se ai këtë e bën vetëm për të fituar pikë politike.

    Lajmi Paraprak

    LSM vazhdon grevën, përgatisin padi për Qeverinë

    Lajmi i rradhës

    Besimi: Me rishikimin e buxhetit përkrahim rritjen e pensioneve, pagave dhe masat e reja antikrizë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë