Nikolo Barella mbetet në Inter deri në 2026

    Skuadra e Interit ka përgatitur kontratën e re për mesfushorin italian Nikolo Barella. 24-vjeçari është lojtari më me rëndësi në ekipin “zikaltër” dhe drejtuesit e klubit nuk duan të humbin më kohë për rinovimin e tij. Sipas gazetarit të famshëm italian, Fabrizio Romano, është e konfirmuar që Barella ka pranuar rinovimin e kontratës.

    Për mesfushorin do të ketë një kontratë 5 vjeçare, ku do të përfitojë 5 milion euro në sezon. Gjatë ditës së sotshme ose ditëve në vijim pritet edhe konfirmimi zyrtar nga kampionët e Italisë.

    Ndërkohë për kroatin Marselo Brozoviç, nuk ka ende diçka konkrete. Kur është pyetur për këtë çështje, Brozoviç ka theksuar se ende ska asgjë në atë aspect dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodh.

    Lajmi Paraprak

    A ishte Tetova pazar politik ndërmjet Lëvizjes Besa dhe BDI-së? Përgjigjet Teuta Arifi (Video)

    Lajmi i rradhës

    Rama mbron “Ballkanin e Hapur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë