A ka RMV kushte të favorshme për investimet e huaja?!

    Promovimi i Maqedonisë së Veriut si vend me kushte të favorshme për investime është një mënyrë fillestare për të tërhequr investitorët potencial. Njohësit e kësaj fushe vlerësojnë se një ekonomi e vogël dhe e varur siç është ajo e vendit, duhet të promovohet më shumë se vendet tjera që janë më të mëdha, më të zhvilluara dhe të vendosura si lokacione alternative për investim.

    Nëse nuk promovohen kontaktet e drejtpërdrejta me kompanitë dhe nuk punohet në mënyrë pro-aktive, shteti nuk mund të gjendet në fokusin e investitorëve të huaj shprehen ata. Ajo që sipas tyre i mungon vendit është brendimi i shtetit, brendimi i unifikuar i tij.

    Nga ana tjetër, drejtoria për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik shprehet e kënaqur me praktikën dhe qasjen e re të funksionimit të prezantuar dy vite më parë të cilën siç theksojnë ata, e vërtetojnë shifrat, në fakt kontratat me mbi 650 milionë euro të investimeve të dy viteve të fundit. “Padyshim që promovimi është i rëndësishëm dhe duhet bërë, por ajo që është e rëndësishme për mua është që të gjitha aktivitetet e mëtutjeshme që lidhen me promovimin duhet të kenë një target grup të qartë dhe një arsyetim të qartë ekonomik”, thotë drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski.

    Kryetari Shoqatës i kompanive të huaja me prodhim të avancuar teknologjik si dhe nënkryetar për marrëdhënie me qeverinë e grupit “Kostal” Viktor Mizo, tha se ne nuk po promovojmë në mënyrë aktive shtetin ndërkombëtarisht, edhe se shumë vende më të njohura se ne reklamohen si destinacione për investime të bizneseve.

    “Edhe Koreja e Jugut e reklamon veten edhe pse të gjithë e dinë se cilat janë njohuritë dhe arritjet e tyre teknologjike e teknike. Egjipti, Turqia, Indonezia, Maroku, Serbia, disa nga këto vende kanë më shumë se 100 milionë banorë dhe prodhim të brendshëm bruto më shumë se një trilion dollarë, por prapë ata konsiderojnë se në një mënyrë apo në një tjetër promovimi është i nevojshëm për tu pozicionuar tek harta e botës, për udhëheqjen e bizneseve dhe tërheqjen e investitorëve. Por unë ju siguroj që në veri të Vjenës dhe në jug të Stambollit, shumë pak njerëz dinë për Maqedoninë, veçanërisht lidhur me biznesin dhe investimet e mundshme”, deklaroi Mizo.

    Qëndrim të ngjashëm ndan edhe ish-promotori Dejan Veliçkov, i cili tani është pjesë e ekipit kanadez për promovimin dhe tërheqjen e investimeve “Invest Kanada” vë në dukje se nuk po bëhet përpjekje e organizuar që nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta me kompanitë e huaja të synuara të mundësohet pozicionimi i vendit si një opsion për ekspansion të mundshëm.

    “Maqedonia si një vend i vogël dhe i panjohur duhet të promovohet shumë më tepër se vendet tjera që janë më të mëdha, më të zhvilluara, dhe që tashmë janë krijuar si tregje alternative për zgjerim. Shembull, këtu në Amerikën Veriore askush nuk e njeh Maqedoninë e Veriut dhe nëse nuk punoni në mënyrë pro-aktive me kontakte të drejtpërdrejta në kompani ku ka potencial për projekte të reja investimi, Maqedonia thjesht nuk do të gjendet në analizat e tyre si opsion”, tha Veliçkov duke vënë në dukje se viteve të fundit shteti nuk ka punuar në mënyrë pro-aktive për promovimin e vendit në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja.

    “Kjo mund të kontrollohet lehtësisht nëse shikohet numri i vizitave të kompanive të huaja në Maqedoni për projekte investive në vitet e fundit, në krahasim me periudhën kur investimet e huaja ishin prioritet i lartë për institucionet e vendit”, potencoi ai.

    Që promovimi është i rëndësishëm dhe duhet bërë e pranon edhe drejtori i TIRZ, por thekson se tani drejtoria po përballet me burime më të pakta financiare se më parë, vazhdon me një fushatë të synuar në mediat e huaja. Tani theksi është tek kompanitë që flasin për përvojën e tyre me shtetin.

    “As që mund të krahason paratë që shpenzoheshin atëherë dhe tash për këtë lloj promovimi. Ndoshta nuk mund të gjendet një justifikim ekonomik për një pjesë të mjeteve të shpenzuara gjatë asaj periudhe, kryesisht parë nga kompanitë që kanë nënshkruar kontrata. Arsyetimi ekonomik para se gjithash duhet të reflektohet në atë se çfarë merë shteti për çdo euro që shpenzon për atë qëllim”, u shpreh Despotovski.

    Ndërsa sipas Mizos, bota duhet të dëgjojë për potencialin tonë të biznesit, duke u rikthyer 15 vite më parë kur nisi procesi i tërheqjes së investimeve. Ai tregoi gjithashtu se disa nga kompanitë që vendosen të investonin tek ne, i kuptuan mundësitë e investimit përmes reklamave.

    “E gjithë kjo që nënkuptonte promovimin e shtetit krijoi një lloj njohje dhe prezantimi të Maqedonisë. Kemi pasur edhe komente të drejtpërdrejta nga vetë kompanitë për atë se si kanë kuptuar për ne. Drejtori gjeneral i ‘Kemet’ konfirmoi se ka parë reklamën në CNN derisa qëndronte në dhomë hoteli në Londër, pronari i ‘Tehnikal Tekstil’ e ka parë reklamën në një revistë biznesi gjatë një fluturimi në Dubai. Këto janë komente të drejtpërdrejta se si një kompani morri vesh për ne”, tha Mizo. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV: Çmimet e pemëve dhe perimeve po rriten në mënyrë të pakontrolluar

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon telenovela me Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës: 330 milionët e premtuara bëhen 135!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë