A mund të jetë Maqedonia imune nga rritja e vazhdueshme e çmimeve?

    Norma e inflacionit do të vazhdojë të rritet gjatë gjithë vitit. Maqedonia nuk mund të jetë imune nga zhvillimet globale, sidomos me rritjen e çmimeve në eurozonë, që po ndikon edhe në vendin tonë.

    Për momentin, norma e inflacionit në vend është nën kontroll, thonë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

    “Norma e inflacionit në rajon dhe në vend ka filluar të rritet në mesin e vitit të kaluar dhe parashikimet tona janë se do të vazhdojë të rritet vazhdimisht edhe këtë vit. Inflacioni është një fenomen global që lidhet me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë”, deklaroi Ana Krasiç – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

    Banka Popullore muajin e kaluar regjistroi normë inflacioni prej 7.1 për qind në vend. Ekonomistët thonë se nevojiten masa për t’i stabilizuar çmimet.

    “Shteti duhet të zbatojë një sërë masash që synojnë rregullimin e çmimeve dhe kjo bëhet me ndërhyrje në rezervat e mallrave ose me ndërhyrje shtesë nëpërmjet kanaleve të tjera ku tregu do të stabilizohej, veçanërisht në pjesën e produkteve, ku ka në bursa ka rritje të konsiderueshme”, u shpreh Zoran Ivanovski – Profesor universitar.

    Ndryshe, rritja historikisht më e lartë e inflacionit për muajin shkurt është në të gjithë eurozonën, pra në 25 vende, gati 6%. Në Mbretërinë e Bashkuar, inflacioni arriti në 6.2 për qind, niveli më i lartë në tre dekada, dhe Shtetet e Bashkuara arritën një nivel rekord prej 5.2 për qind. Nga ana tjetër, inflacioni në Rusi është mbi 14%. Lufta në Ukrainë dhe kriza e Kovid 19 kanë shkaktuar rritje të mëtejshme të çmimeve të derivateve të naftës, energjisë dhe ushqimeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    NUK MUND TË HYJ NË MAQEDONI ME TARGA BULLGARE – Qindra qytetarë u kthyen nga kufiri

    Lajmi i rradhës

    Kërkohet shfuqizimi i të gjitha masave kundër Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë