A na pret një vit i vështirë energjetik?

    Drejtori i MEPSO-së, Kushtrim Ramadani, ka thënë në “Magazina Ekonomike” se u duhen mjete për krizen në energji.
    Ai ka treguar se u duhen për momentin 30 milionë euro, derisa ka bërë me dije se këtë e kanë edhe me shkresë të dërguar në institucione.

    “Ne si MEPSO për momentin na nevojiten diku 30 milionë euro, gjë të cilën edhe me shkresë e kemi drejtuar deri te Qeveria, Ministria e Ekonomisë, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”, ka thënë Ramadani.

    Poashtu Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, theksoi se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje për amvisërit dhe shfrytëzuesit e vogël të energjisë elektrike.

    “Deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje për amvisërit dhe për shfrytëzuesit e vogël të energjisë elektrike, ku këtu zakonisht përfshihen kompanitë e vogla”, ka thënë ai.

    Drejtori i MEPSO-së, Kushtrim Ramadani, ka thënë, se e mirëpret rregulloren për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme energjetike, derisa ka treguar se cili është problemi kryesore i kompanisë që ai drejton.

    Ramadani, ka thënë se problem e kanë t’i shlyejnë borxhet ndaj rrjetit evropian, ku tregoi se janë në vlerë të 17 milionë eurove.

    “E përshendes sjelljen e rregullores për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme energjetike dhe kjo jo për qëllim se kushedi se cka do të ndodhë, por na i lehtëson disa barriera administrative në transferin e mjetev për kompanitë. Cdo milionë euro është i mirëseardhur. Ne problemin kryesor e kemi të shlyejm borxhet ndaj rrjetit evropian, të cilat janë diku deri 85 giga ëat orë, që i bie 17 milionë euro”, ka theksuar Ramadani.

    Të gjitha mekanizmat me të cilat disponon KRE do të shfrytëzohen për zbutjen e efekteve të krizës së çmimit të energjisë elektrike, ka deklaruar, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski. Sipas tij, kriza e çmimeve pritet të zgjasë deri në mars ose prill.

    “Ajo që e them me më shumë përgjegjësi është se do të përdoren të gjithë mekanizmat që disponon KRE. Është fakt që po përballemi me një vit të vështirë me krizë, ku ka faktorë të jashtëm që ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike dhe për mendimin tim, të gjithë ata palë të interesuara dhe operatorë të sistemeve dhe prodhues dhe furnizues e konsumatorë duhet ta mbajnë së bashku atë barrë” është shprehur Bislimovski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Moska po përgatit luftë ballkanike, Bugajski: Do e nisin në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Arifi: Udhëheqja e Tetovës nuk ishte sfidë e lehtë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë