Sali: Mungesa e kuadrove në spitalet e qyteteve tjera stërmbush siptalet e Shkupit

    Shumë pacientë të qyteteve të tjera drejtohen në Shkup për të marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore. Kjo stërmbush spitalet e kryeqytetit.

    Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në një intervistë për REL, tregon se rreth 90% e shtretërve në Qendrën Klinike janë të mbushur. Sipas tij kjo është rezultat i deficitit të kuadrove mjekësore të cilët po largohen nga vendi ose dalin në pension.

    “Qendra Klinike në Shkup po mbushet gjithnjë e më shumë me pacientë. Mbushja e shtretërve në Qendrën Klinike arrin mbi 85-90%, ndërsa brenda spitaleve të përgjithshme, të cilat janë të nivelit dytësor apo qendrave klinike si Tetova, Shtipi dhe Manastiri, zënia është rreth 40-50%. Një punonjës largohet nga vendi, fatkeqësisht, ose del në pension, ai shërbim nuk kryhet më në një spital të caktuar. Në ambientet e brendshme ka mungesë të madhe të stafit dhe për këtë arsye pacientët dërgohen në Shkup, gjegjësisht në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Është një sfidë e madhe për mua dhe për Ministrinë që ta zgjidhë atë, t’i kthejë pacientët që të marrin kujdes shëndetësor në vendet ku jetojnë”, tha Sali.

    Sali problemin me caktimin e termineve për kontrolle të specializuara po ashtu e sheh te mungesa e mjekëve, gjegjësisht specialistëve. Thotë se problemet e lartpërmendura janë sfidë për të, por zotohet se do t’i zgjidhë duke investuar në pikat ku ka nevojë, si në rinovim dhe sigurim të kuadrove.

    “Me kompletimin e mozaikut për ofrimin e një shërbimi. Mozaik do të thotë ripajisje, riedukim, sigurim të kuadrove, sigurim të repartit ose hapësirave për punë, hapësira adekuate për punë dhe mendoj se me kompletimin e atij mozaiku për ofrimin e një shërbimi, vlerësoj se do të arrijmë në nivelin të vijmë te një moment që pacienti të marrë edhe shërbimin terciar në vendin ku jeton”, u shpreh më tej Sali.

    Në pyetjen se a do ta përmbush kërkesën e mjekëve amë, që të paguhen 90 denarë në vend të 63 për pacient, Sali la të kuptohet se jo. Tha duhet të gjetur një model dhe mënyrë tjetër të pagesës.
    Financohen shëndetësia primare dhe sekondare, ndërsa punën e tyre e bën shëndetësia terciare, mjetet ndahen drejt ndërsa shërbimet nuk jepen siç duhet, prandaj krijohet kaos dhe të gjithë janë të pakënaqur thotë i pari i Shëndetësisë. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    A u harrua rikonstruktimi i godinës së paraparë për Komunën e Kërçovës?

    Lajmi i rradhës

    Pas lajmit të Nistorit, pastrohet rruga e Banjës në Tetovë (Foto)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë