Alarmet e rreme për bomba nëpër shkolla, shkakton nervozë te prindërit, nxënësit dhe mësuesit

    Policia pranë një shkolle të mesme në Shkup, pas raportimeve të rreme për bomba. Fotografia: AIM

    Kërcënimet e rreme për vendosje të bombave janë shndërruar në përditshmëri të hidhur, ndërsa kohëve të fundit cak i kërcënuesve janë nxënësit e shkollave fillore. Përderisa prindërit thonë se nuk ka kushte për mësim online dhe nuk funksionon platforma Tims, nga Ministria e Arsimit thonë se ky problem është kompleks, për të është biseduar në qeveri, por edhe është dërguar shkresë deri te MPB për zgjidhjen e kësaj problematike.

    “Një nga variantet që do t’i propozohet MPB-së është që para fillimit të mësimit shkollat të kontrollohen nga njësiti antiterror dhe nëse konstatohet se nuk ka rrezik, mësimi të vijojë. Konsultimet për këtë mundësi do të vijojnë gjatë kësaj jave. Në qoftë se do të ketë mundësi bashkërisht personeli i shkollës me përfaqësuesit e MPB-së në orët e hershme të mëngjesit të verifikojnë hapësirat pasi që të fillojë mësimi, mos të ketë mundësi që fëmijët të largohen nga objekti shkollor, mësimdhënësit të futen në një orar dhe ata të jenë brenda në shkollë, deri në përfundimin e mësimit shkolla të përkujdeset për çështjen e sigurisë pasi të bëhet verifikimi dhe këto të bëhen paraprakisht në shkollat që kemi pasur paralajmërime më së tepërmi dhe do të shohim se si do ta vlerësojnë ato këtë lloj situate”, thonë nga Ministria e Arsimit.

    Vështirësi më të madhe hasin prindërit e fëmijëve që vijojnë mësimin tërë ditor, sepse të dy prindërit janë në punë. Ata kërkojnë nga MASH, që nëse vijojnë paralajmërimet e rreme tu jepet leje që njëri prind të qëndrojë me fëmijën, sepse këta fëmijë janë të moshës 6 deri 10 vjeç dhe nuk mund të qëndrojnë vetëm në shtëpi pa përkujdesje prindërore.

    Përveç këtyre prindërve, me vështirësi po përballen edhe disa shkolla të mesme të cilat po hasin në probleme teknike gjatë mësimit në distancë.

    “Këto janë të njëjtat vështirësi që ishin edhe gjatë pandemisë. Ka fëmijë pa kompjuter ose internet, ka probleme me kyçjen”, tha drejtori i një shkolle të mesme.

    Disa shkolla kishin probleme edhe me aktivizimin e platformës Tims, pasi fjalëkalimet ishin jofunksionale.

    Përndryshe, kërcënimet me bombë po vazhdojnë tashmë me muaj. Raportimi për vendosjen e një bombe nëpër të gjitha shkollat vjen zakonisht pasi nxënësit dhe stafi i të punësuarve të jenë futur në ambientet e shkollës. Njoftimi vjen në adresat zyrtare të shkollave, në të cilat qasje ka drejtori dhe sekretarët, ndërsa ata sapo e lexojnë alarmin për bombë fillojnë me kryerjen e evakuimit sipas protokolleve.  

    Sipas drejtorëve të shkollave të Shkupit njoftimet të cilat vijnë, zakonisht nuk janë vetëm njoftime për bombë të vendosur por përkundrazi, në mesazhe detyrimisht ka fjalë me përmbajtje shqetësuese të cilat iu ftohin gjakun. Mësuesit dhe i gjithë stafi i shkollave bëjnë maksimumin për t’i shpëtuar fëmijët dhe që ata të dërgohen në vende të sigurta. /koha/

    Lajmi Paraprak

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Maqedonasit “kundër”, shqiptarët “pro”

    Lajmi i rradhës

    TIK-TOKU QË PO MERR JETË! | Rrjetet sociale gjithnjë e më të rrezikshme për adoleshentët në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë