Kërcënim bërthamor për Europën | Realiteti i Çernobillit

    Forcat e armatosura ruse që pushtuan Ukrainën mbajnë peng stafin operues të Çernobillit – gjithsej 92 persona dhe rreth 130 ushtarë të Gardës Kombëtare të Ukrainës – të cilët janë kapur peng për më shumë se tri ditë. Stafi i Çernobilit mbështet punën e objektit dhe ofron sigurinë nën kërcënimin e armëve.

    Përveç kësaj, pushtimi i Ukrainës me teknikë të rëndë ushtarake ndodhi përmes një rezerve natyrore të krijuar në zonat e ndotura nga rrezatimi rreth termocentralit bërthamor të Çernobilit. Lëvizja e pajisjeve të rënda ushtarake përmes zonës së izolimit rezultoi me lëshimin e substancave radioaktive në ajër, kjo u fiksua nga një sistem i automatizuar i monitorimit të rrezatimit dhe u vëzhgua nga të gjitha vendet e BE-së të interesuara për sigurinë. Arsyet për këtë rritje të nivelit të rrezatimit gama nga pesë deri në pesëmbëdhjetë herë nuk janë të qarta. Mirëpo, nivele të tilla janë konstatuar që në fillim të invazionit.

    Kjo nënkupton se sarkofagu i ri i sigurisë, i ndërtuar me fonde nga vende të botës për të mbrojtur botën nga efektet e rrezatimit të reaktorit të shkatërruar-4, rrezikon të sulmohet aksidentalisht nga pajisjet fluturuese pa pilot dhe mjetet shpërthyese. Termocentralet bërthamore në të gjithë Ukrainën tashmë janë në një nivel rreziku që asnjë vend tjetër në botë nuk është përballur ndonjëherë.

    Në këto rrethana, Ukraina nuk mund të përmbushë plotësisht detyrimet e saj në bazë të Konventës për Sigurinë Bërthamore dhe Konventës së Përbashkët për Sigurinë e Menaxhimit të Derivateve të Shpenzuara dhe për Sigurinë e Menaxhimit të Mbetjeve Radioaktive, si dhe mbi Marrëveshjen ndërmjet Ukrainës dhe NATO-s për zbatimin e masave mbrojtëse sipas Traktatit për mospërhapjen e armëve nga pushtimi i objekteve bërthamore nga stafi ushtarak joadekuat dhe i paidentifikuar. Është lëshuar një paralajmërim për sulm ajror në Hmelnicka AEC dhe në qytetin Netishin.

    Ukraina nga NATO kërkon:

    • krijimin e një grupi të posaçëm pune për të monitoruar aktivitetet e Federatës Ruse, pasi sjellja e saj ngre dyshime për efikasitetin e masave ekzistuese të sigurisë;
    • të ngrihet çështja për vendosjen sanksioneve të mundshme për ndërtimin e centraleve të reja bërthamore në Rusi;
    • të kryhet revizion ndërkombëtar i materialit bërthamor në pronësi të këtij vendi.

    Ukraina respekton Agjencinë si organizatë të vetme ndërkombëtare dhe të fuqishme dhe për këtë arsye ne shpresojmë, me shqetësim të thellë, që Agjencia do të krijojë kushte për presion ndaj Rusisë nga vendet kryesore përpara se Presidenti Putin të urdhërojë përdorimin e armëve bërthamore si mjetin e fundit në synimin e tij të luftojë për ambiciet personale. Ukraina plotësisht përmbush detyrimet e saj ndërkombëtare dhe sinqerisht shpreson në mbështetjen efektive të të gjithë anëtarëve të NATO-s, përfshirë Shoqërinë shkencore dhe të ekspertëve të Federatës Ruse, ende të respektuar.

    Lajmi Paraprak

    Përdorimi i shpeshtë i telefonit mund të dëmtojë edhe kiminë e trurit

    Lajmi i rradhës

    Segmenti BudapestVilnius dhe trekëndëshi Kiev-Tiranë-Prishtinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë