Përdorimi i shpeshtë i telefonit mund të dëmtojë edhe kiminë e trurit

    Ndërsa ne e kemi ditur deri më tani se përdorimi patologjik i internetit ka qenë i lidhur me depresionin tek adoleshentët, një studim i ri tregon se ai mund të dëmtojë edhe kiminë e trurit. Hulumtimi u prezantua në konferencën e Shoqatës Radiologjike në Çikago. Shkencëtarët kanë gjetur një çekuilibër në kimikatet në trurin e adoleshentëve të varur nga interneti. Ky çekuilibër është i ngjashëm me atë të vërejtur tek njerëzit që përjetojnë ankth dhe depresion kronik.

    Në studim, studiuesit ekzaminuan trurin e adoleshentëve të varur nga telefonat celularë me ndihmën e rezonancës magnetike, e cila mund të zbulojë nëse ka ndryshime në përbërjen kimike të trurit. Në mënyrë të veçantë, ata gjetën një reduktim në një neurotransmetues të quajtur Acidi Gama-Aminobutirik (GABA), i cili është i rëndësishëm për ruajtjen e aktivitetit nervor, duke parandaluar neuronet nga stimulimi i tepërt i stimujve të palidhur. Kur GABA është i dëmtuar, pacientët mund të përjetojnë ankth, depresion, varësi dhe humbje të kujtesës.

    Vlen të përmendet se janë publikuar studime të shumta që lidhin varësinë ndaj alkoolit dhe substancave të tjera me çekuilibrat kimikë në zona të ndryshme të trurit. Por ky është studimi i parë që publikohet në celular dhe internet.

    Por si ta kuptojmë se jemi të varur nga telefonat celularë? Shoqata Amerikane e Psikiatrisë e përcakton përdorimin e celularit si një varësi që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme, gjumin tonë dhe marrëdhëniet tona me njerëzit e tjerë. Studimet kanë treguar se shkalla e varësisë tek të rinjtë shkon deri në 18 për qind.

    Lajmi Paraprak

    Për traumat kolektive dhe panikun

    Lajmi i rradhës

    Kërcënim bërthamor për Europën | Realiteti i Çernobillit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë