Rusët bombardojnë xhaminë e Mariupolit në Ukrainë

    Ambasada e Ukrainës në Stamboll raporton se një grup prej 86 shtetasish turq, përfshirë në të edhe 34 fëmijë, ishin në mesin e njerëzve që kishin kërkuar strehim në këtë xhami. Ushtria ruse ka bombarduar një xhami ku ishin strehuar më shumë se 80 persona e cila gjendet në qytetin e Mariupolit, ka thënë qeveria e Ukrainës, përcjell Nistori nga Sky News.

    “Xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe gruas së tij Roxolana (Hurrem Sultan) në Mariupol u bombardua nga pushtuesit rusë”, thuhet në një postim në Twitter.

    Nuk është raportuar se a ka persona të vrarë apo të plagosur.

    Ambasada e Ukrainës në Turqi tha se një grup prej 86 shtetasish turq, përfshirë 34 fëmijë, ishin në mesin e njerëzve që ishin strehuar në xhami.

    Moska ka mohuar se ka shënjestruar zonat civile në atë që ajo e quan një operacion special ushtarak në Ukrainë. Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka refuzuar që të lejojë njerëzit të dalin nga Mariupol, ku një bllokadë ka lënë qindra mijëra të bllokuar.

    Rusia fajëson Ukrainën për dështimin në evakuimin e njerëzve. Ndërkohë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy akuzoi gjithashtu Rusinë për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopol, një qytet breg detar në jug të Ukrainës.

    Ai e përshkroi rrëmbimin si “një fazë të re terrori”. Zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar para pushtimit planet ruse që kishin synim për të arrestuar dhe për të vrarë njerëz të caktuar në Ukrainë. Vetë Zelenskyy besohet të jetë në atë listë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Sfillares nuk kanë ambulancë fshati, udhëtojnë me kilometra deri në insituticionet shëndetësore

    Lajmi i rradhës

    Sezoni i dasmave nuk ka filluar, por përgatitjet bëhen me të madhe si para pandemisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë