Ali Ahmeti: po Europës, jo Rusisë!

    Kryetari i BDI Ali Ahmeti në fjalimin e tij të mbrëmshëm para aktiviti partiak ka përmendur të arriturat e partisë, duke shtuar se punët do të vazhdojnë edhe më tej deri në arritjen e finalizimit të projektit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

    Fjalimi i plotë:

    Po bëhen 22 vite që nuk shënuam asnjë humbje, gjithmonë në krye të tabelës dhe këtë e ka bërë baza e fortë e BDI që nga këshilli vendor e deri tek organet drejtuese të BDO-së. Na ka bërë të fortë poorosia e madhe ndërbreza e rilindasve se duke qenë bashkë bashkë jemi më të fortë dhe ne gjithmonë kjo porosi e lashtësisë na ka shërbyer dhe i kemi shndëruar të gjitha përballjet në përballje të fitores dhe në rritje të krenarisë sonë duke i nderuar në rradhë të parë të rënët për liri, ushtarët e U{K, drejtuesit e ushtrisë dhe të gjithë atë varr të madh të patriotëve që dhan kontribut dhe punë të papërkulshëm deri në fitoret që ne i shënuam me sukses si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni.

    Andaj, ne sot jemi të gjithë ballëlartë dhe krenar dhe po bëjmë krahasimin si ishim dje dhe si jemi sot, unë vij nga inagurimi i Klinikës universitare për fëmijë Kozle, aty drejtor ishte Jetmiri, një nga kirurgët më të arritur dhe më të njohur jo vetëm në vendin tonë por me përm asa europiane, ne jemi përpjekur të bëjmë politikë shkencore e jo folklorike, jemi përpjekur të bëjmë politikë dhe filozofi të arsyeshme e jo emocionale por racionale. Jugosllavia është shpërbërë nga një perandori e u shndërua në shtete të reja, sigurisht që këto shtete të reja trashëguan gjithçka e keqe që ishte nga perandoria e mëhershme, u instaluan politika që promovoheshin si moderne a realisht në përbajtje ishin politika të sofistikuara me nacionalizëm e deri në shovinizëm.

    Nuk zgjidhte mjet shteti i ri i Maqedonisë për të diskriminuar shqiptarët, për ti vënë ata në rend të dytë sepse ishun të mirë vetëm tëfshinë oxhaqet dhe kanalizimet dhe ashjë tjetër, edhe ajo pak kushtetutë që ishte por që shqiptarët në letër i bënte element shtetformues dhe ajo u fshi, kështu që në 2002 ne u vendosëm përballë një shteti të ri dhe të instalimit të politikave vërtetë moderne europiane, por nuk ishte e lehtë të përballesh me të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen, ne zgjodhëm filozofinë e urtësisë dhe mencurisë dhe nuk u ngutëm e nuk bëmë politikë folkloriste por ndërtuam strategji se si shqiptarët të jenë zot e dalzotës të vendeve, pse e fillova kështu për të parë të kaluarën e djeshme, përballë meje do jetë kryeministri i parë shqiptar, komandant brigade dhe kryeparlamentar Talat Xhaferi, përballe meje me ndryshimin e ligjit për Qeverinë është zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, përballë meje mbase ka qenë e paimagjinueshme e pamenduar nga politikbërësit e viteve 90-ta që ky vend do ketë ministër të Jashtëm, Bujar Osmani, e paimagjinueshme ka qenë që ky vend do udhëhiqet me mrekulli në krizat më të mëdha botërore nga dy ministrat e Financave dhe Ekonomisë, Fatmiri dhe Kreshniku.

    Jemi përballur me terror pse shqiptarët kërkojnë arsim në gjuhën e tyre, në vend të shpërblimit me një laps dhe një fletore shqiptarët ua kanë marrë shpirtin me helmeta policia, sot përballë meje është ministri i arsimit që drejton dhe inkurajon tre universitete prej tyre dy shtetërore, fare nuk është diskutuar për infrastrukturë ka qenë mollë e ndaluar të flitet për ndarje të buxhetit e të mirave materiale, ka filluar punimet Korridori 8 dokumentat e të cilit ishin zverdhur pa e parë dritën e syrit, tani malet janë zverdhur nga bagerat që punojnë në hapjen e trasës që do të lidh Shkupin me Adriatikun dhe detin e Zi, pa folur për vepra tjera kapitale, rruga e Arbërit që lidh Dibrën.

    Për të gjitha këto që janë bërë deri më sot do ja lëmë kohës sepse koha flet më së miri ashtu si e thash në fillim të punimeve të UNT që po ti thoje dikujt që kazerma do të shndërohet në universitet do kishte thënë që ky njeri është i cmendur por, këto jsnë gjëra që janë bërë pa pretentduar që i kemi bërë të gjitha sepse ka akoma punë por nëse dikush ka investuar investim më të madh kombëtar jemi pikëriht ne që kemi nxjerë specialist nga të gjitha fushat që mun dtë drejtojnë shtetin si në ekonomi, financa, shëndetësi, arsim, etj.

    Prandaj, kjo jo vetëm ne të BDI të na bëj krenar por tërë kombin shqiptar dhe mund të përballemi në secilën tryezë si në Bruksel, Londër, me krenari dhe aftësi profesioniste se pasqyra e këtij shteti jeni ju.

    A ka pasur lehtësi, sigurisht që nuk ka pasur lehtësia për të çarë përpara në një shtet të ri nuk ishte  elehtë, prandaj ne thjeshtë bëmë studime, bëmë analiza se si duhet të drejtojmë, e mbi të gjitha e kisha unë sepse 20 vjet isha mësuar si të prish e tahs të ndroj çipin se si të ndreq. Mendoj se ai që ka mësuar se si të prish ai mëson shpejt si të ndreq, prandaj e gjitha është bërë me përkushtim më të madh me angazhim të madh i të gjithë drejtuesve që nga KP, kryesia, dikasteret e BDI, sekretariate prandaj mos e nënçmojmë tolerancën që kemi krijuar, dialogimin, sepse duke pasur tolerancë dhe mirëkuptim ne forcmojmë BDI dhe kështu me këtë BDI nderojmë gjakun e dëshmorëve dhe të burgosurve politik që kanë dergjur në tortura, rilindasit që na kanë mësuar në vitet e pas pushtimit të regjimit në 45 deri në 98, 99 dhe 2001, ti nderojmë dhe ti kemi në kujtesë ata.

    Ne na duhet të jemi konform dhe në përputhje si në përcaktimin tonë ashtu dhe në përshpejtimin anëarësim në BE, sundimin e ligjit, shtet ligjor dhe ne i bëjmë shërbim qytetarëve me angazhimin në reforma në gjyqësi, a duhet bashkuar shqiptarët? Një nga ambiciet e UÇK ka qenë bashkimi i shqiptarëve dhe në 2002 u formua Këshilli reformues por nuk funksionoi, gjërat madhështore nuk duhet harruar, ne kemi nxjerë këtë bashkim Frontin për Europë, këtu nuk ka humbës ka vetëm fitimtarë, ne të BDI jemi të mëdhenj dhe të mëdhenjtë nuk bëjnë hesape se sa fitojnë për qebapa por bëjnë llogari si ti bëjnë shqiptarët të bëjnë mandatet, unitetin popullor dhe ne 20 vite bëjmë përpjekje për një front të tillë sepse nuk jemi shumë për tu përçarë, i numëroja një ditë partitë politike, herë më dilnin 9 por barazimi ishte 9 me 8, thua ti që numerikisht ne jemi të panumër, nuk na duhen më shumë se dy parti dhe nuk na duhet se kush gdhihet në mëngjes se ka pa ëndërr që populli i do dhe bëjnë parti politike.

    Unë mendoj që ky front dhe kemi investuar dhe punuar, ky front do të konsolidohet dhe ky front do të shënojë fitoren e rradhës të BDI bashkë me të gjithë ata që do i bashkohen këtij fronti dhe nuk janë pak.

    Para 10 viteve kam deklaruar se Ukraina nuk është larg, të nesërmen bënin shaka analist e alegori por Ukraina nuk është larg dhe aty zhvillohet luftë, e kjo që them ka lidhshmëri dhe me Ukrainën, për ne ishte me mjaft rëndësi anëtarësimi në NATO, një nga synimet për të siguruar paqen, stabulitetin dhe zero problem me fqinjët, ne morëm përsipër të mbyllim çështjen me Bullgarinë, për fat të keq opozita po bën politika ditore dhe hesape të veta se si të vij në pushtet për të mirat që jep ai. Dhe nuk e ka vendosur në plan të parë anëtarësimin e vendit në BE, ju kam thënë atyre në takime e zyra po ua them dhe publikisht, nëse janë patriot duhet të mbështesin ndryshimet kushtetuese sepse kombi maqedonas legjitimohet dhe neve nuk na kanë pasur por na kanë, mos humbin mbështetjen tonë. Ne shancë e kemi anëatrësimin në BE dhe shërbuim më të madh të kombit tonë se sa anëtarësimi në BE nuk mund të bëjmë sepse kështu njerëzit nuk e braktisin vendin ose të kthehen.

    Vendbanimet tona po rrallohen dhe ikin për jetë më të mirë e ne duhet të bëjmë gjithçka siç kanë bërë vendet e Europës dhe mos të lëmë vendin me pensionist, vendit i duhen njerëzit. Një vend dhe komb nuk mund të jetë i pasur që ka mërgatë, mërgatë kanë kombet e varfëra por të bëjmë platformë të përbashkët, sepse ikin të gjithë dhe unë nuk jam egoist se kush ikën nga këtu, forca këtij vendi duhet ti kthehet ardhmëria.

    Pse duhet ndërtuar Fronti për Europë? Ky front duhet të jetë avangardë e mobilizimit dhe gjithë qytetarëve të vendit, e ardhmja e jonë është në Europë, ne jemi europian dhe nuk ka si të hezitojë Europa për anëtarësim të vendit tonë, Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi, të gjithë jemi europianë, prandaj ashtu siç kam bë apel para 10 vitesh për ju. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Saliu: etnitë tjera shkruhen si romë për të fituar vende pune

    Lajmi i rradhës

    MBPEU: Janë siguruar 20 milionë euro të reja mbështetje shtesë për fermerët deri në fund të vitit 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë