Saliu: etnitë tjera shkruhen si romë për të fituar vende pune

    Shaban Saliu nga Forcat Demokratike të Romëve në TV21, foli për pozicionin e romëve në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se gjendja ekonomike e romëve është katastrofale, përcjell Nistori.

    “Romët jetojnë në kufi të ekzistencës, në banesa nën standarde. Gjithashtu 80% janë më të varfër nga më të varfërit në vend. Jetojnë në një situatë shumë të vështirë”, tha Saliu.

    Sipas tij, kjo është për shkak të papunësisë së romëve.

    Saliu: Etnitë tjera shkruhen si romë për të fituar vende pune

    Saliu sqaroi se komunitetet e tjera etnike e shkruajnë veten si romë dhe kështu marrin vendet e punës që u takojnë romëve.

    “Është turp t’u heqësh romëve vendet ku duhet të përfaqësohen, përkundrazi, qytetarët e komunitetit rom duhet të punësohen në ato vende pune që mund të bëjnë zgjidhje sistematike për problemet e komunitetit rom”, tha Saliu.

    Saliu: Regjistrimi i vitit 2021 nuk tregon numrin real të komunitetit rom

    Saliu theksoi se regjistrimi i vitit 2021 nuk shpreh aspak numrin real të komunitetit rom.

    “Regjistrimi i vitit 2021 nuk shpreh fare numrin real të komunitetit rom”, tha Saliu.

    Lajmi Paraprak

    Objekti i gjimnazit në Dibër, i paregjistruar!

    Lajmi i rradhës

    Ali Ahmeti: po Europës, jo Rusisë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë