Alternativa për mungesën e përfaqësimit të gruas në qeveri: Jemi prirë nga potenciali dhe jo nga gjinia

    Foto: Nistori

    Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani në konferencën e sotme për shtyp në pyetjen e gazetarëve pse nuk është emëruar asnjë grua në pozicionet kryesore që i mori Alternativa, theksoi se ka pasur disa oferta të cilat nuk janë pranuar dhe në fund kryesia e partisë gjatë zgjedhjes së kuadrove janë udhëhequr nga potenciali i kandidatëve, e jo nga gjinia, përcjell Nistori.

    Këto janë disa nga emrat që Alternativa i ka caktuar për të udhëhequr me resorët që kjo parti i ka fituar me marrëveshjen për hyrjen në qeveri.

    Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
    – Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
    – Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
    – Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
    – Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
    – Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë
    – Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës
    – Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO
    – Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
    – Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor
    – Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”
    – Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë
    – Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.

    Emrat janë propozuar nga kryetari i partisë Afrim Gashi, ndërsa anëtarët e kryesisë qendrore unanimisht kanë votuar Pro në mbledhjen e mbrëmshme, thonë nga Alternativa. Ditëve në vijim do të publikohen edhe emrat e drejtuesve të disa institucioneve tjera.

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka dhurata për administratën e RMV-së për festat e fundvitit

    Lajmi i rradhës

    Manchester City i gatshëm të dyfishojë pagën e Bernardo Silvas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë