“Amvisëritë dhe kompanitë e vogla energjinë e prodhuar shtesë do të mund ta shesin në rrjetin e furnizuesit universal”

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot njoftoi se ka nënshkruar ndryshimet e Rregullores me çka amvisërive dhe kompanive të vogla u mundësohet të vendosin panele solare. Bekteshi tha amvisëritë dhe kompanitë e vogla energjinë e prodhuar shtesë do të mund ta shesin apo ta japin në rrjetin e furnizuesit universal.

    “Me ndryshimet e fundit të cilat do të publikohen nesër në Gazetën Zyrtare, çdo amvisëri e cila do të prodhojë energji elektrike solare, do të ketë mundësi që shtesën e prodhimit ta jap në rrjet dhe në atë mënyrë çmimi i energjisë elektrike të cilin do ta japi, do të jetë mesatarja e energjisë elektrike të cilët amvisëritë e paguajnë ndaj furnizuesit universal”, deklaroi Bekteshi.

    Bekteshi tha se me ndryshimet e Ligjit për Energjetikë, furnizuesi kryesorë do të jetë i obliguar merr tepricën e energjisë elektrike të prodhuara nga panelet diellore.

    “Me këtë vendim do të jetë obligim i EVN-Home që tepricën e energjisë elektrike që do të prodhohet nga ana e amvisërive ta merr, ndërsa çdo 6 muaj do të bëhet kalkulime, ose do ta kthejnë në energji elektrike kur do të kenë nevojë amvisëritë, ose di t’i zvogëlojnë faturat që më parë i kanë paguar”, theksoi Bekteshi.

    Ministri Bekteshi tha se për procedurën në fjalë furnizuesi universal do të duhet të instalojë pajisje net-metering, të cilët janë orëmatës të posaçëm.

    “Nuk duhet qytetarët të paguajnë për atë, tani me propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve shtesë do të zvogëlohen edhe procedurat që të instalohen teknologji të tilla”, tha Bekteshi. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Të vërtetat e miteve më të përhapura rreth epilepsisë

    Lajmi i rradhës

    Kur dhe sa duhet të shikojnë televizion fëmijët?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë