Artan Grubi kryeministër i parë shqiptar i RMV? Sqarohet Bekim Neziri i BDI-së!

    Neziri: Gjithandej BDI ka krijuar kuadro profesionale! Koha që shqiptarët të mendojnë vetëm për cilësi

    Kryetari i degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri në “Click Plus” në TV21 tha se strukturat dhe kuadrot e përgatitura dhe të arsimuara do të udhëheqin me Degën e BDI-së në Çair. Neziri tha se ka ardhur koha që shqiptarët të mendojnë për cilësi, përcjell Nistori.

    “Gjithandej BDI ka krijuar kuadro profesionale, potencoi edhe z.Ahmeti në deklaratën e tij, tash është koha që shqiptarët të mendojnë vetëm për cilësi, të mendojnë për kualitet, e jo për numër, pasi që kemi 3 universitete që janë produkt i politikave arsimore të BDI-së”, deklaroi Neziri.

    Më mirë me Izetin apo pa Izetin? Neziri: Për ne, çdo votë është e rëndësishme në Çair

    I pyetur për paraardhësin e tij në BDI, Neziri tha se për të, çdo votë në favor të BDI-së është e rëndësishme, përfshi këtu edhe vota e tashmë opozitarit, Izet Mexhiti.

    “Çdo votë e BDI-së është e rëndësishme. Nëse më pyesni nëse na mungon, nëse do të kishim dashur të kemi një votë më tepër BDI, si Degë e Çairit. Po, do të kishte qenë mirë të kishim pasur edhe votën e Izet Mexhitit në BDI”, tha Neziri.

    Neziri flet pse e quajti Artan Grubin kryeministër në tubimin e BDI-së

    Duke folur për tubimin e BDI-së, mbrëmë në Çair, ku ai e quajti kryeministër Artan Grubin, është sqaruar për opinionin. Neziri tha se e thirri ashtu për faktin se ai është posti më i lartë për shqiptarët në Maqedoni, ndërsa tha se për momentin nuk kanë asnjë emër për kryeministrin shqiptar.

    “Zëvendëskryeministri i parë, nëse shikohet nga këndvështrimi i funksionit, është më i lartë për shqiptarët, ne e konsiderojmë si kryeministër. Kur të vijë momenti për të vendosur për një kryeministër të ardhshëm shqiptar.” shtoi Neziri.

    Neziri: Shqiptarët asnjëherë nuk kanë gëzuar më tepër pushtet se tash, me BDI-në dhe ASh-në

    Ka ikur koha kur pjesa maqedonase bënte çfarë të donte me shqiptarët, edhe tre subjekte politike po të jenë, është e keqe, sepse do të ndahet vota shqiptare, është e keqe sepse do të shfuqizohet vota e shqiptarëve, këtë e tha mes tjerash Neziri në pyetjen për koalicionet e mundshme për zgjedhjet parlamentare.

    Neziri thotë se sa më të bashkuara të jenë partitë, aq më shumë do të përfitojnë shqiptarët.

    “Është realitet që shqiptarët, edhe në ASh, mendoj edhe partia Aleanca për Shqiptarët, edhe në BDI, nuk kanë gëzuar asnjëherë pushtet kaq sa kemi. Të gjithë sektorët ekonomikë udhëhiqen nga shqiptarët. Ministria e Drejtësisë udhëhiqet nga shqiptarët. Ministria e Shëndetësisë udhëhiqet nga shqiptarët”, tha mes tjerash Neziri.

    Neziri: Rikthimi i Gruevskit nga BDI-ja janë thashetheme

    Neziri, mohoi se BDI-ja po ndihmon që të kthehet Nikolla Gruevski, sipas tij këto janë thashetheme të pabazuara.

    “Unë nuk e di që një funksionar I Bashkimit Demokratik për Integrim, ka dalë dhe ka thënë publikisht se BDI-ja, lufton ose punon që ta kthejë Nikolla Gruevskin. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk punon në atë drejtim. Zoti Gruevski fillimisht duhet të tregojë pafajësinë e vet nga lëndë që është i dënuar dhe mandej të flitet dhe bisedohet, a mund të kontribuojë, pasi t’i përgjigjet organeve të drejtësisë.”- tha Neziri.

    Neziri: Mendoj se në opozitën shqiptare kanë gisht VMRO-ja dhe Levica

     Neziri dyshon se VMRO-ja dhe Levica kanë gisht në opozitën shqiptare. Ai po ashtu shtoi se nuk do të jetë e çuditshme kur këto parti t’i shohim në koalicion parazgjedhor me to.

    “Parti të caktuara politike, VMRO dhe Levica. Por, unë nuk mendoj se është vetëm VMRO-ja dhe Levica, ato kanë gisht edhe në subjektet e tjera shqiptare. Nuk është e çuditshme të jetë në listë të përbashkët me VMRO-në. Nëse ne hymë në koalicion me një subjekt që e ndalon hapjen e Kushtetutës, atëherë i bie të jemi kundër frymës evropiane”, tha Neziri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bullgar apo maqedonas, frika nga censusi në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    Cilat ushqime duhen ruajtur patjetër në frigorifer dhe cilat jo

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë