As sot nuk filloi skriningu Covid-19 në shumicën e shkollave fillore të vendit

    Edhe pse u njoftua nga KSI  se janë siguruar ekipet dhe punonjësit shëndetësor për të filluar testimin skrining në shkollat fillore, testimi i nxënësve për Covid-19 në shumicën e shkollave fillore të vendit nuk filloi as sot.

    Ministria e Shëndetësisë njofton se janë siguruar pesë mijë pëlqime nga prindërit për testimin e nxënësve, ndërsa në bazë të marrjes së pëlqimeve të prindërve është bërë plan për realizimin e skriningut në terren, i cili sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka filluar në disa shkolla ndërsa do të vazhdojë të hënën.

    Në kuadër të fazës së parë do përfshihen shkollat fillore të Shkupit ndërsa do kyçen ekipe mjekësore nga Qendra për Shëndet Publik dhe Shtëpia e Shëndetit Shkup.

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Administratës nuk e respekton Ligjin për përdorimin e shqipes

    Lajmi i rradhës

    MOS U JEPNI PARA FËMIJËVE LYPËS – Shteti është i detyruar ta zgjidhë këtë problem

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë