Banorët e Banjicës paralajmërojnë protesta radikale për shpronësimin e paligjshëm për interesa të Korridorit 8

    Për të katërtën herë banorët e fshatrave Banjicë e Epërme dhe e Poshtme, dolën në protestë.

    Janë të pakënaqur për shpronësimin e, siç thonë, të paligjshëm të tokës pjellore, prej së cilës jetojnë e që po u merret për ndërtimin e Korridorit 8.

    “Ne do të vazhdojmë dhe ne këtu fshatrat Banjicë e Epërme dhe e Poshtme, nga këtu po flas që të dëgjojnë kompetentët se tani fillojmë me mbjelljet dhe to t’i lërojmë arat dhe nuk do të lëmë që “Behtel & Enka” as të afrohet deri tek arat. Këtë le ta dinë! Absolutisht nuk do të lejojmë. Kjo protestë është paqësore, nga e hëna e tutje ata nuk do të mund të punojnë aty, do ta bllokojmë punën”, tha Nasir Hasipi, banor.

    Banorët nuk janë kundër shpronësimit, por janë kundër shpronësimit të paligjshëm të tokës që pretendohet se merret për logjistikë, si për bazë asfalti, kamping dhe bazë betoni në ndërtimin e Korridorit 8.

    “Nga kjo punë ne mendojmë se qëndron diçka tjetër.
    -Çfarë është ajo gjë tjetër?
    -E tjetër, “Behtel & Enka” deri sa e punon rrugën, në atë fushë ku ne punojmë, në tokën më pjellore të Maqedonisë, do të bëjnë kanalizim dhe rrugë, do ta shndërrojë në rajon ndërtimor. Ashtu dëgjojmë, nuk e kemi parë ende projektin”, shtoi Hasipi.

    Shprehen se deri më tani autoritetet kompetente janë bërë të shurdhra para ankesave dhe kërkesave të tyre. Duan që institucionet të vijnë dhe të ulen me ta për t’i sqaruar se mbi çfarë baze ligjore po ua bëjnë shpronësimin e tokave. Përndryshe, protestat do të vazhdojnë, e ndoshta edhe më radikale.

    “Nëse duhet edhe para Qeverisë do të shkojmë. Nëse duhet, nuk na japin miratim, ta bllokojmë rrugën magjistrale, megjithatë me forcë do të shkojmë, le të na rrahin nëse duan…”, tha Hasipi. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Struga po thyen rekorde për ndotjen e ajrit

    Lajmi i rradhës

    Projektet ekologjike në RMV gjatë vitit 2023, të ngadalta dhe të vonuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë