BBC: Qindra civilë palestinezë kanë vdekur në spitalin e Gazës, ndërsa Izraeli e mohon sulmin

    Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se numri i të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite në spitalin al-Ahli në Gaza, ka shkuar në 500.

    Fillimisht ishte raportuar për 200 deri në 300 të vrarë në sulmin mbi spitalin e palestinezëve në Gaza, ndërsa tani këto shifra kanë ndryshuar, transmeton Telegrafi.

    Në anën tjetër, Izraeli ka urdhëruar civilët që të largohen nga qyteti i Gazës dhe të nisen drejt jugut, për shkak se pritet të fillojë një ofensivë nga toka.

    Fotografitë dhe videot e pasojave të sulmit ajror, tregojnë se në çfarë gjendje është ky qytet në Rripin e Gazës.

    Aty shihen shumë civilë të mbuluar në gjak, të cilëve tentohet t’ju jepet ndihma e parë pas lëndimeve të marra gjatë sulmeve ajrore.

    *Mark Regev, këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit, i cili i tha për BBC se është besimi i autoriteteve izraelite se një raketë e Hamasit ishte fajtore për shpërthimin në spitalin Al Ahli.

    Lajmi Paraprak

    Dehari – Komunës së Tetovës: në emër të përmirësimit të kushteve në Kodrën e Diellit, e keni shkatërruar natyrën

    Lajmi i rradhës

    “Vuçiq me këto veprime po ia tregon BE-së gishtin e mesit” – deputeti gjerman për takimin e Vuçiqit me Putinin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë