BDI: RMV njihet si faktor i stabilitetit rajonal dhe marrëdhëniet me ShBA janë në një nivel historikisht të lartë

    Kryesia e BDI-së ditë më parë ka shqyrtuar situatën aktuale politike në vend. Një nga pikat e bisedës ishte vizita në ShBA e kryeministrit Kovaçevski dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani dhe bisedimet që delegacioni shtetëror pati me krerët më të lartë amerikan, thuhet në kumtesën e BDI-së.

    Nga BDI thonë se vizita u vlerësua unanimisht si jashtëzakonisht domethënëse dhe e suksesshme.

    “Takimet në SHBA u realizuan në një kohë vendimtare kur po bëhen përpjekje për të ardhmen e vendit dhe po merren vendime të rëndësishme për qytetarët.

    Në të gjitha takimet me krerë më të lartë të shtetit amerikan, u përfitua një mbështetje e plotë dhe e qartë për rrugën evropiane, të cilën vendi po e ndjek me vendosmëri.

    Porositë pozitive nga Qeveria Amerikane janë rezultat i besimit në përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për parimet demokratike dhe integrimin evropian.

    Vendi ynë njihet si faktor i stabilitetit rajonal dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në një nivel historikisht të lartë.

    Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njohin dhe mbështesin përpjekjet për përmbushjen e kritereve të BE-së dhe përkushtimin për zbatimin e reformave jetike në të gjitha segmentet. Mesazhet e partnerëve tanë strategjikë janë edhe konfirmim i politikës dhe drejtimit korrekt që BDI e ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe pa kompromis”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

    Nga atje u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe deputetëve që të bashkohen dhe të mbështesin të ardhmen evropiane të vendit.

    Lajmi Paraprak

    MPB gënjen qytetarët, Regjistri Qendror thotë se emrat e ri janë në bazën e të dhënave

    Lajmi i rradhës

    Liqeni i Ohrit, ekologët dhe aktivistët gjithmonë kundër dhënies me koncesion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë