Bekteshi nuk bëhet “pishman” për minierën Ilovica, edhe 100 herë do të veproja njëjtë

    Ministri i Ekonomisë përpara se të japë sqarimet në seancë e ardhshme qeveritare, sot u “rrëfye” para gazetarëve. Kreshnik Bekteshi tha se gjitha dokumentacionet janë legjitime për bashkimin e koncesioneve.

    Ndonëse dje duhet të jepte sqarime në qeveri, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në seancën e ardhshme do të raportojë se përse është marrë vendimi për shkrirjen e koncesioneve për fillimin e punës në minierën “Ilovica – Shtuka” në rajonin e Strumicës, e cila ka hasur në një ortek reagimesh në publiku dhe nga banorët e atij rajoni të prekur nga funksionimi i ardhshëm i këtij kapaciteti natyror.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se minierë nuk do të ketë nëse nuk japin pëlqim banorët e zonës.

    “Minierë mund të ketë vetëm me pëlqim të qytetarëve që jeton në atë rajon, nëse ata janë kundër nuk do të ketë minierë, atë ju them qytetarëve që ta kenë të qartë. Kjo nuk ka ndodhur. Me pushtetin e kaluar të udhëhequr nga VMRO DPMNE, të cilët atëherë kanë dhënë 86 leje për koncesione dhe Komunat, për rastin konkret Basilovo dhe Novo Sello tani më i kanë miratuar vendimet si komuna të udhëhequra nga VMRO-ja të fillojnë punimet për hapje të minierës atje. Kur ti kemi të gjitha detajet të miratuara në Qeveri, Ministri do ti ndajë me mediumet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Përderisa Ministri Bekteshi sot mbajti brifing me gazetarët në Shkup, për Zëvendëskryeministren për qeverisje të mirë Gërkovska, ai akoma është në udhëtim zyrtar në SHBA andaj pret që Bekteshi të del dhe të rrëfehet para organit ekzekutiv se si iu dha leja e koncesionit për hapjen e minierës së Ilovicës.

    “Ministri është në vizitë pune në Uashington! Pres që ai t’i përmbushë obligimet që janë në përputhje me konkluzionin e Qeverisë, dhe sipas aspektit tjetër, pasi t’i kemi shqyrtuar të gjitha aspektet e çështjes, do të vendosim se çfarë dhe si do të veprojmë më tej, në pjesën se cilat janë kompetencat e kabinetit”, u shpreh Sllavjanka Gërkovska, Zv/kryeministre.

    Nga ana tjetër opozitarja e VMRO DPMNE hedh poshtë pretendimet e Kovaçevskit që kjo parti të ketë dhënë koncesionin për minierën. Partia e Mickoskit thotë se miratimin për koncesion të “Ilovicës” e ka dhënë dhe është nënshkruar nga qeveria e Buçkovskit në vitin 2006. Sipas tyre, hapja e minierës së Ilovicës është marrëveshje koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së. Ajo që nuk e prisnin, sipas VMRO-së ishte reagimi i ashpër i qytetarëve dhe një protestë kaq e madhe si ajo e së shtunës në Strumicë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nisma për ndryshimin e Kushtetutës arriti në Kuvend, që sot vijojnë afatet për procedim

    Lajmi i rradhës

    Orce Kamçev në listën e zezë amerikane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë