Bërns: Ambasada Amerikane dhe USAID me donacion përkrah Maqedonisë së Veriut

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, ambasadorja amerikane Kate Burns dhe Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dr. Shaban Memeti dhanë një deklaratë për shtyp pas një donacioni të Ambasadës Amerikane dhe USAID për laboratorin e nivelit 3 të biosigurisë së virologjisë shëndetësore. Bërns tha se Ambasada Amerikane dhe SHBA-të do të jenë gjithmonë përkrah vendit tonë me ndihma të tilla në momente të vështira si ajo që kaluam me pandeminë.

    Ne e filluam këto investime në një kohë shumë të vështirë me pandeminë në vend. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me këto projekte dhe SHBA-të do të jenë gjithmonë përkrahë Maqedonisë. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me donacione të tjerë. Jam shumë e gëzuar që ambasada e SHBA-ve ka qenë partnere në këtë projekt. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zyberi: Vizitat nëpër burgje | Observim për trajtimin e personave në varësi të drogave

    Lajmi i rradhës

    Bill Gates sugjeron pesë libra që duhet të lexoni këtë verë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë