Bilall Kasami rikandidon për kryetar komune në Tetovë | “Tetova meriton qeverisje me dinjitet”

    Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka njoftuar se do rikandidojë për kryetar të Komunës së Tetovës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Këtë e bëri të ditur në një intervistë për TV21, ku tha se do të kandidojë edhe një herë, pasi sipas tij, Tetova meriton qeverisje më ndryshe.

    “Si qytetar i Tetovës, sigurisht që do ta marr këtë përgjegjësi dhe do të kandidojë edhe një herë për Tetovën, pasi vlerësoj se Tetova meriton qeverisje më ndryshe dhe me dinjitet”, tha Kasami.

    Ai shtoi se kjo është dëshirë e tij personale dhe e njëjta duhet të konfirmohet në organet e partisë.

    Ndryshe, zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në muajin tetor, ndërsa pas Sadi Bexhetit nga PDSH, Bilall Kasami është i dyti që deklarohet se do të garojë për kryetar komune në Tetovë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi thotë se tre kompani kanë bërë parregullsi në importin e mazutit

    Lajmi i rradhës

    “Ilaç edhe kundër lajmeve të rrejshme në RMV”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë