Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot ka treguar detaje nga hetimet gjatë importit të mazutit në Maqedoninë e Veriut, të cilat gjatë ditës së nesërme, duhet të publikohen nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Bekteshi theksoi se parregullsi gjatë importimit të mazutit kanë bërë tri kompani, megjithatë ai refuzoi të tregojë emrat e tyre.
Siç tha në intervistë për “Top Tema”, parregullsitë ndërlidhen me mospërmbushjen e standardeve për import të mazutit.
Bekteshi e përsëriti informacionin që u tha dje, se në kuadër të hetimeve, se janë kthyer edhe disa cisterna nga Drejtoria e Doganave për shkak se nuk janë përmbushur standardet që parashihet në Rregulloren për cilësi të lëndëve djegëse, por edhe në pjesë e sulfurit.
Ndërkaq, dje u tha se hetimet për mazutin kanë përfunduar, kurse kanë filluar inspektime të jashtëzakonshme në pompat e benzinës, me qëllim që të matet cilësia e derivateve të naftës.
Ndryshe, ditë më parë Administrata Doganore u deklarua se është jokompetente për skandalin me mazutin. Ata thanë se gjithçka që ka më shumë se 1% squfur nuk lejojnë të hyjë në vend, dhe parametrat e tjerë, siç është rasti i vajrave të importuar të përdorur, duhet të ishin zbuluar nga institucionet e tjera./Nistori/