Biserko: “Ballkani i hapur” është versioni i ri i “botës serbe”, Gjermania nuk e përkrah

    Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, në një intervistë me portalin Avangarda thotë se ideja e “Ballkanit të hapur” (apo Schengeni ballkanik) nuk është e konkretizuar dhe i shërben Aleksandar Vuçiqit si mbulesë, sepse ai me sa duket ndodhet në situatë të pakëndshme.

    Gjermania, sipas Biserko, nuk e përkrah idenë e Schengenit ballkanik, sepse është iniciuar pa u konsultuar me Berlinin dhe Brukselin, po ashtu Gjermania e përkrah bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

    Biserko theksoi se Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja janë të vetëdijshme se “Ballkani i hapur” është versioni i ri i “botës serbe”, gjë që në thelb më së shumti i konvenon Serbisë, e cila kësisoj do të rrumbullakonte hapësirën ekonomike.

    Lajmi Paraprak

    Vetëm vendi i pestë për Bill Gates në listën e më të pasurve

    Lajmi i rradhës

    Në RMV edhe dy ditë afat për paraqitjen e regjistruesve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë