Vetëm vendi i pestë për Bill Gates në listën e më të pasurve

    Bill Gates, themeluesi i Microsoft, renditet i pesti tashmë, pas shefit ekzekutiv dhe themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, në listën e njerëzve më të pasur në botë, sipas ”Forbes”.

    Divorci i Bill dhe Melinda Gates dhe ndarja e pronave më pas është arsyeja kryesore e kësaj rënieje në renditje.

    Gates ka qenë një nga miliarderët më të mëdhenj që nga viti 1987 dhe kjo është hera e parë që ai është nën vendin e tretë që kur ”Forbes” filloi listimin.

    Kompania e investimeve e Gates, “Cascade Investment LLC” (CAS), transferoi aksione me vlerë 2,4 miliardë dollarë te Melinda duke e çuar vlerën e saj neto në 5,6 miliardë dollarë.

    Divorci i kushtoi Billit 3,2 miliardë dollarë.

    Bill Gates aktualisht vlen 129,6 miliardë dollarë, ndërsa Zuckerberg 132 miliardë.

    Bill dhe Melinda vendosën të ndaheshin pasi ish-shefi i Microsoft u zbulua se ishte mik me Jeffrey Epstein.

    Gates ishte gjithashtu nën hetim për një lidhje tjetër të mundshme me një punonjëse të Microsoft, në vitin 2000.

    Gates i është referuar miqësisë së tij me Epstein si një gabim i madh.

    Megjithatë, Bill dhe Melinda do të punojnë së bashku në fondacionin e tyre ”Bill dhe Melinda Gates”, fondacioni më i madh bamirës në botë, për aq kohë sa kjo e fundit ndihet mirë me punën me ish-bashkëshortit.

    Lajmi Paraprak

    ‘Disa rrudha në fytyrë e disa thinja nuk e fshehin bukurinë, ato janë dëshmi se ju keni jetuar’

    Lajmi i rradhës

    Biserko: “Ballkani i hapur” është versioni i ri i “botës serbe”, Gjermania nuk e përkrah

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë