Bletarët në RMV paralajmërojnë rritjen e çmimit të mjaltës në minimum 15 euro për kilogram

    Disa prodhues të mjaltit në Maqedoni shpallën çmim prej së paku 15 euro për kilogram. Tani çmimi i mjaltit në Maqedoni, varësisht nga qyteti apo rajoni, varion nga 450 deri në 700 denarë për një kavanoz. Prodhuesit përfitojnë nga çmimi i lartë i blerjes që ofrojnë shitësit e huaj me shumicë, të cilët blejnë mjaltë për 15 euro për kavanoz, transmeton Sdk.mk

    Në qytetet e Maqedonisë lindore, një kavanoz me mjaltë shitet për së paku 500-600 denarë, e në disa qytete për 700, madje edhe 800 denarë, por njoftimi i fundit prej së paku 15 euro për kilogram i shqetëson prodhuesit dhe qytetarët si konsumatorë. .U rritën ndjeshëm edhe çmimet e mjaltit tjetër të përpunuar.

    “Ende nuk kemi marrë subvencione. Sheqeri është shtrenjtuar, kutitë janë jashtëzakonisht të shtrenjta, veterinerët kanë kërkesat e tyre, kështu që duke pasur parasysh sezonin e pafavorshëm të këtij viti në të cilin nuk kemi mjaftueshëm bletë, mendojmë se një kavanoz mjaltë duhet të jetë së paku 1000 denarë”, thotë bletari, Nove Joshevski nga Kavadari.

    Bletarët nga Shtipi pajtohen që të marrin ndihmë nga shteti. Ata thonë se janë të detyruar të rrisin çmimin e mjaltit edhe pse e dinë se fuqia ekonomike e qytetarëve do të ndikojë në vendosjen e produktit në treg.

    “Çmime kaq të larta diktohen nga bletarët që arrijnë të nxjerrin në treg mjaltin me shumicë. Të vetëdijshëm se qytetarët do të ndalojnë konsumimin e mjaltit, ne prodhuesit më të vegjël përpiqemi të mos e rrisim çmimin, kështu që mjaltin e shesim për 450 denarë”, thotë Natalija Longurova, e cila rrit bletë në rrethinën e fshatit Sudik të Shtipit.

    Vetë bletarët apelojnë te qytetarët që të kenë kujdes se çfarë mjalti blejnë, sepse një pjesë e madhe e ofertës është mjaltë artificiale e falsifikuar dhe kërkojnë që inspektoratet të bëjnë kontrolle të rregullta.

    Lajmi Paraprak

    Kamionët i bartin qentë endacakë në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Tre vajza rrëmbyen një të mitur, e mbajtën të mbyllur në një banesë dhe e kërcënuan me thikë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë