Borrell: Ballkani Perëndimor sa “më afër” ta koordinojnë politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në

    Shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Boreli, mbrëmë në Bruksel deklaroi se BE-ja dëshiron ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në procesin e saj të vendimmarrjes, si për politikën e jashtme ashtu edhe për atë të sigurisë, para hyrjes së rajonit në Union, përcjell Nistori.

    Gjatë kryesimit të takimit të ministrave të punëve të jashtme apo evropiane të anëtareve të BE-së dhe gjashtëshes nga Ballkani Perëndimor, Boreli në X ka shkruar gjithashtu se “vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”. 

    “Po kryesoj me takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor, me gjashtë ministra nga ai rajon. Duam ta integrojmë rajonin në procesin tonë të vendimmarrjes edhe para anëtarësimit, duke i përfshirë edhe vendimet për politikë të jashtme dhe të sigurisë. Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”, theksoi Boreli.

    Ndër temat e takimit ministror të sontëm BE-Ballkani Perëndimor janë raportet e javës së kaluar të Komisionit Evropian për vendet e rajonit – Paketën e Zgjerimit, respektimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe përgatitjen e samitit të dhjetorit të BE-së dhe Ballkani Perëndimor.

    Paraprakisht mbrëmë Borelli deklaroi se partnerët e BE-së nga Ballkani Perëndimor duhet “më afër” ta koordinojnë politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me BE-në, ndërsa shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon, tha se në atë rast përfaqësuesit nga Ballkani Perëndimor do të mund të marrin pjesë si vëzhgues në takimet e ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të Unionit.

    Shefi i diplomacisë evropiane deklaroi se disa vende të rajonit “nuk kanë rezultat të madh në harmonizimin me politikën e jashtme evropiane dhe sanksioneve”. 

    Komisari evropian për Zgjerim, Oliver Varheji, i cili gjithashtu është në takimin e sontëm në Bruksel, në X ka shkruar X se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një “qëllim i përbashkët” i të dyja palëve. 

    “Kjo ka të bëjë me sigurinë tonë të përbashkët, stabilitetin tonë, prosperitetin tonë. Sigurimi i paqes në kontinentin tonë është projekti ynë i përbashkët”, theksoi Varheji.

    Varheji paraprakisht shkroi se Komisioni Evropian është i gatshëm ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami nuk është deputet, çfarë kërkoi sot në konferencën për media në Kuvend?!

    Lajmi i rradhës

    Mospërditësimi i regjistrit të pedofilëve është hap prapa për Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë